Back

ⓘ Gjon Simoni u lind ne Shkoder me 8 shkurt 1936 ne nje familje me tradita ne kulturen shqiptare. Vdiq ne Tirane aksidentalisht me 2 korrik 1999. U aktivizua qe n ..




Gjon Simoni
                                     

ⓘ Gjon Simoni

Gjon Simoni u lind ne Shkoder me 8 shkurt 1936 ne nje familje me tradita ne kulturen shqiptare. Vdiq ne Tirane aksidentalisht me 2 korrik 1999. U aktivizua qe ne moshe te vogel ne jeten muzikore te qytetit te lindjes duke kontribuar si organist ne kishen katolike, kontribut te cilin me pas e vazhdoi edhe ne Tirane. Ne vitin 1962-1966 ndjek studimet e larta ne Konservatorin Shteteror te Tiranes per Kompozicion dhe Teori Muzike. Diplomohet me vleresim shume te mire. Emerohet ne Gjirokaster ku punon ne periudhen 1966-1969 si Shef muzike. Me pas punon si redaktor i programeve muzikore deri ne vitin 1980. Ne vitin 1980 emerohet Shef i katedres se Kompozicionit dhe pedagog i orkestracionit prane Akademise se Arteve ne Tirane. Ne vitet 1993-1994 vijon aktivitetin profesional ne Greqi ku jep mesim ne shkollen e muzikes dhe mesime private ne qytetin Kardhica. Ne vitin 1996-1997 emerohet Dekan i Fakultetit te Muzikes prane Akademise se Arteve ne Tirane. Pas vitit 1997 e deri sa vdiq sherben si pedagog i lendes se orkestracionit ne Akademi. Ne vitin 1995 merr titullin "Profesor". Eshte nderuar me çmime te ndryshme si dhe tituj nder te cilet: "Artist i Merituar" ne vitin 1989.

Krijimtaria muzikore e Gjon Simonit eshte e pasur dhe e larmishme, ajo eshte luajtur ne te gjitha aktivitetet e rendesishme muzikore te Shqiperise dhe jashte saj. Ne fushen e zhvillimit te mendimit teorik ka dhene kontribute te rendesishme si ne mediat shqiptare, ashtu edhe ne konferenca e seminare te ndryshme jashte vendit. Nderkaq kontributi i tij shtrihet edhe ne zhvillimin dhe rivleresimin e krijimtarise se kompozitoreve shqiptare te gjysmes se pare te shekullit XX. Punoi per plotesimin dhe per perfundimin e vepres se kompozitorit Tonin Harapi. Ne vitin 1999 eshte nderuar me diplome nderi nga International Biographical Centre Cambrigde England.

                                     

1. Veprat e tij muzikore perzgjedhje

Muzike dhome

  • Tri pjese per kuartete klarinetash 1995
  • Suite kengesh korçare, per kuartet harqesh 1996
  • Duet per viole dhe kontrabas 1995

Botime

  • "Simfonia e nje jete" per Kardinal Mikel Koliqin botimi 2001 pas vdekjes, Napoli, Itali
  • Teksti "Orkestracioni" per studentet e Akademise se Arteve
  • Tekst per shkolla te mesme
                                     

1.1. Veprat e tij muzikore perzgjedhje Muzike per orkester

  • Fantazi greke per piano dhe orkester 1994
  • Korale dhe fuge per orkester harqesh 1994
  • "Simfoni e Vogel per Harqe" 1990
  • Suite per orkester harqesh me motive nga opera "Mrika" e Prenk Jakoves 1981
  • "Stinet e Valeve" koncert per orkester 1988
  • Ave Maria 1991
  • Baleti "Migjeniana" vene ne skene per here te pare pas vdekjes nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit te Tiranes ne vitin 2007
  • Tre numra nga cikli "Motive Migjeniane" 1986
  • Koncert per piano e orkester ne 3 kohe 1986
  • "Requiem per Nene Tereza" 1998
  • Suite nga baleti "Bijte e Shekullit te Ri" 1985
  • Veper per harqe 1996
  • "Migjeniana", suite per harqe 1984
                                     

1.2. Veprat e tij muzikore perzgjedhje Muzike instrumentale

  • Variacione mbi nje teme popullore per flaut dhe orkester 1975
  • Valle festive per piano dhe orkester 1976
  • Koncert per violine dhe orkester ne 3 kohe 1988-1989
  • Kuartet fagotesh 1999 vepra e fundit e tij e padegjuar nga autori. Ky koncert eshte luajtur ne 3 korrik 1999 pas vdekjes se autorit
  • Romance per flaut dhe orkester 1976
                                     

1.3. Veprat e tij muzikore perzgjedhje Vepra vokale

  • Tre variacione mbi nje kenge popullore per solist dhe orkester
  • "De Profundis" kantate me tre kohe per solist, kor dhe orkester simfonike
  • Dy kenge popullore te perpunuara 1977
  • "Çelni ju lule, çelni" popullore e perpunuar 1977
  • "Xhamadani me gajtan" popullore e perpunuar 1993
  • "Lule bore" perpunim
  • "Ave Maria" 1991
  • "Per mue paska kene kismet" perpunim
  • "Stabat Mater" per solo dhe kor "a cappella" 1995
  • Kenge popullore e perpunuar me motive te jugut 1977
                                     

1.4. Veprat e tij muzikore perzgjedhje Filma per femije

  • "Ketri ndihmon shokun" Film vizatimor 1979
  • "Ah lepurushi lepurushi" 1982
  • "Oret e Gentit" film vizatimor 1986
  • "Llustra llustra" 1979
  • "Arushi hap toke te re" 1979
  • "Arushi kerkon babane" 1981
  • "Qyteti me i ri" 1974
                                     

1.5. Veprat e tij muzikore perzgjedhje Filma artistike

  • "Nje vit i gjate" Film artistik 1987
  • "Kthimi i Ushtrise se Vdekur" Film artistik 1989
  • "Apasionata" 1984
  • "Adoleshentet" 1990
  • "Nje djale dhe nje vajze" Film artistik 1990

Gjate periudhes 1986-1999 ka perpunuar rreth 150 kenge popullore dhe mbi 300 orkestrime te kengeve te muzikes se lehte si dhe ka realizuar mbi 50 aranxhime te pjeseve vokale instrumentale nga literatura shqiptare dhe boterore. Ka orkestruar operen e kompozitorit Pjeter Gaci "Toka jone" dhe "Pertej mjegulles". Ka bere shume shkrime dhe artikuj, kritika letrare artistike te veprave ne gazeta te ndryshme si dhe ne organe periodike.

                                     

1.6. Veprat e tij muzikore perzgjedhje Botime

  • "Simfonia e nje jete" per Kardinal Mikel Koliqin botimi 2001 pas vdekjes, Napoli, Itali
  • Teksti "Orkestracioni" per studentet e Akademise se Arteve
  • Tekst per shkolla te mesme
                                     
  • Vangjel Nova Aleksandër Peçi Esat Rizvanolli Donika Rudi Rafet Rudi Gjon Simoni Ramadan Sokoli Afrim Shabani Bashkim Shehu Murat Shehu Konstantin Trako
  • Esat Ibro, Skenari: Natasha Lako, Producent: Shqipëria e re Muzika: Gjon Simoni Donika Sara është drejtoreshë e një ndërmarrjeje të rëndësishme. Papritur
  • Keko, Skenari: Muharrem Skënderi, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Gjon Simoni Interpretojnë: Roza Anagnosti, Ilia Shyti, Alket Mato, Seimir Koka
  • Skeda: Somfonia e një jete, Kardinal Mikel Koloqi.JPG Simfonia e një jete, Kardinal Mikel Koliqi Autori: Gjon Simoni Faqet e librit 214.
  • operatore është angazhuar Diana Diamanti. Muzikën e filmit e ka kompozuar Gjon Simoni për zë është përkujdesur Skënder Nuzi ndërsa për regjinë e montazhit
  • Ibrahim Muço, Kristaq Mitro, Skenari: Shpresa Vreto, Petrit Ruka, Muzika: Gjon Simoni Anila dhe Artani janë në prag të provimit të maturës. Ata jetojnë në
  • Imzot Zef Simoni Shkodër, 1 dhjetor 1928 - 21 shkurt 2009 ka qenë ndihmës - ipeshkëv i Arqipeshkvisë së Shkodrës. Ka qenë ndër të mbijetuarit e klerit
  • Anagnosti Skenari: Dhimitër Anagnosti Producent: Shqipëria e re Muzika: Gjon Simoni Kastriot Ahmetaj Roza Anagnosti Rajmonda Bulku Vasillaq Godo Bujar Lako
  • Gjon Karma u lind në Shkodër, më 18 mars të vitit 1915 dhe vdiq në Tiranë më 13 janar të vitit 1994, ishte një aktor i njohur shqiptar. Gjon Karma filloi
  • Operator: Saim Kokona Producent: Kinostudioja Shqipëria e Re Muzika: Gjon Simoni Në rolet kryesore: Kastriot Çaushi, Matilda Makoçi, Agim Qirjaqi, Kadri
  • Katedralja nga Atë Aleks Baqli ofm, mesha e parë u kryesua nga Dom Zef Simoni me meshtarë të tjerë me praninë edhe të Nënë Terezës së Kalkutës dhe të