Back

ⓘ Adem Kastrati, u lind ne vitin 1933 ne fshatin Karaçeve te Dardanes se Kosoves, ne nje familje te madhe bujare, me veprimtari patriotike dhe arsimdashese. Ishte ..




Adem Kastrati
                                     

ⓘ Adem Kastrati

Adem Kastrati, u lind ne vitin 1933 ne fshatin Karaçeve te Dardanes se Kosoves, ne nje familje te madhe bujare, me veprimtari patriotike dhe arsimdashese. Ishte e njohur familja e tij nga babai ne kete ane, por edhe nga ana e nenes se tij te Dajkocit.Piktori e pedagogu i artit figurativ, krijuesi letrar, mbledhesi, shenuesi dhe publikuesi i thesarit popullor, analisti i marredhenieve shqiptaro-sllave dhe euro-boterore. Ai i takon gjenerates se pare te piktoreve pas Luftes se dyte boterore. Koherat e stuhishme ne te cilat eshte rritur, pjekur dhe formuar si piktor, sigurisht qe do te lene nje gjurme te madhe te veprimtaria e tij. Emri i tij ze nje vend meritor mes artisteve figurative te cilet kane jetuar dhe krijuar vepra ne Jugosllavi. Kastrati eshte nje prej doajeneve mes piktoreve shqiptare ne Maqedonine e Veriut, shteti ku ka jetuar dhe krijuar per me teper se dyzet vjet.

                                     

1. Biografia

Adem Kastrati mbijetoi periudha te qeta, paqesore dhe progresive, por jo rralle u ndesh edhe me situata te nderlikuara te turbullta kohore, te percjella me ngjarje, trazira dhe okupime gjate jetes se tij. Dhe ne nje moment gjendja kulmoi me luften e pergjakshme qe populli shqiptar ne Kosove e perjetoi ne fundshekullin XX. Kater here nderroi shtetesine, duke u bere shtetasi i Mbreterise se Jugosllavise, Mbreterise Shqiptare, Jugosllavise komuniste dhe ne fund fare i Republikes se Maqedonise. Megjithate, biografia e tij jetesore, me mire do te pasqyrohej nepermjet pershkrimit te sekuencave dhe rrefimeve ne lidhje me biografine, prejardhjen dhe rrugetimin e shkollimit te tij.

Piktori e pedagogu i artit figurativ, krijuesi letrar, mbledhesi, shenuesi dhe publikuesi i thesarit popullor, analisti i marredhenieve shqiptaro-sllave dhe evroboterore, Adem Kastrati, u lind ne vitin 1933 ne fshatin Karaçeve te Dardanes se Kosoves, ne nje familje te madhe bujare, me veprimtari patriotike dhe arsimdashese. Ishte e njohur familja e tij nga babai ne kete ane, por edhe nga ana e nenes se tij te Dajkocit. Daja i tij, Metush Krasniqi, ishte i burgosur shumevjeçar per shkak te veprimtarise se tij atdhetare per te drejtat e shqiptareve ne ish-Jugosllavi. E verteta qe ishte perkrahes i idese se dajes Metush Krasniqi, sherbimi sekret jugosllav e ndoqi tere jeten dhe e pengoi Adem Kastratin ne vendlindje, Ferizaj, Kastriot, Shkup, Dubrovnik e kudo ku jetoi e veproi. Edhe ne bisedat konfidenciale dhe pikturat e tij kishte bindjen se familja eshte berthame e nje shoqerie te rehatshme, ndaj edhe ndjeshem e artistikisht i pikturonte pamjet kur nena ishte e perkushtuar me mish me shpirt per femijen, shtepine e familjen, sofer, familje e skena te tjera. Temat te cilat i perpunon ne veprat e tij me se shumti lidhen me njeriun e zakonshem. Nje theks te veçante i jep nenes, te cilen e paraqet si rojtare te shtepise. Nena, gruaja, eshte ajo e cila i jep kuptim jetes, kerkon, por edhe jep embelsi, dashuri, miresi. Meshkujt jane gjithmone serioze, kur punojne, qendrojne ulur, levizin. Kjo eshte tradita e tyre. Folklori i pasur eshte padyshim prezent ne krijimtarine e tij, gje me te cilen do te mbetet pergjithmone i dalluar ne veprat e tij dhe gje te cilen ai e thekson akoma me teper me ane te teknikes se tij specifike, te pazakonte dhe te vetme te dheut shumengjyresh. Preokupimet e tija pikturore ndjehen edhe gjate pershkrimit te fshatit, tokes dhe banoreve te tij. Shohim si bujku e levron aren me qe e paramende, duke e derguar te shese ne treg mallin e vjelur dhe me ato mjete financiare te bleje sende te domosdoshme per shtepine e familjen. Pikturon edhe pamje te drejteperdrejta nga tregu.

Kafshet shtepiake te buta i ka si motive ne pikturat e tij, si ajo kur bariu me kopene e dhenve mbart ne kraheror edhe librin" Lahuta e Malcis”, kaprojt ne pyll duke vrapuar. Kafshet ishin mjet pune e transporti dhe te lufterave sportive te barinjve e fshatareve. Adem Kastrati spikates si mbledhes, shenues dhe botues i folklorit e etnografise si bashkepunetor i devotshem i Instituti Albanologjik i Prishtines, por edhe skicues e pikturues i imazheve nga loja e filxhanave ose kapuçave, kengeve e valleve te grave dhe te burrave te Anamoraves dhe Karadakut e arealit etnografik mbare shqiptar. Dashamiret e kureshtaret e kesaj fushe i kenaqi edhe me pikturat per dasmat me krushq neper bore. Ne pikturat e tij Adem Kastrati sajon njerez-burra te ashper e tejet te vemendshem ne valle e pune dhe njerez-gra tejet lirike ne valle e kenge dhe shume besnike te sinqerta ne punet e shtepise te familjes. Krijimet artistike te Adem Kastratit shpesh u edhe kronikave socio-histoike, qe permes mjeshterise se ngjyrosjes dhe ekspresivitetit artistik, shquhen me objektivitet e impresione, si jane piktura qe tregon pamje nga turma e mbledhur ne stacionin hekurudhor te Shkupit dhe qe presin te shperngulen ne Turqi nga sundimi i gjenocidal i Rankoviçit ndaj shqiptareve. Treni eshte sinonim i ndarjes edhe i te dashuruarve, ajo qe shpreh varferine e skajshme dhe lypsarine e nenes me kalamajt e saj. Adem Kastrati nuk ishte vetem piktor me fame boterore, por edhe analist i historik e diplomatik i marredhenieve shqiptaro-sllave e evroboterore, autor i dhjetera dramave e tregimeve, artikujve publicistike, qe shumicen e tyre i nenshkruante me R. Kosova e pseudonime te tjere. Kjo figure poliedrike e piktures dhe letrave shqipe dy vjet para se te vdiste si amanet nje miku e ish-nxenesi te tij ia la ne besim tufen shkrimeve autobiografike e qasese, me kusht qe ato te botohen pas vdekjes se tij, deshire qe iu realizua ne vitin 2009.

Ata qe e njohin dhe dine ta çmojne vepren e nje krijuesi, gjykojne se Adem Kastrati ka shkallen krijuese e intelektuale te nje poliedriku, qe per Shkupin eshte krenari qe do te lakmohej nga çdo komunitet e vend i qyteteruar. Gjate ekspozitave te tija individuale dhje kolektive neper galerite boterore kritika artistike theksonte origjinalitetin e stilit dhe teknikes se tij, mjeshterine ekspresive, dinamizmin emocional dhe porosine utilitare te krijimeve. Vlera e pikturave dhe e mendimit te tij shkencor eshte e pavdekshme dhe frymezuese dhe sot e kesaj dite eshte e paarritshme ne artin shqiptar te ketushem, embleme kulturore e joheve e brezave krijues. Vdiq ne Shkup, me 24 shtator te vitit 2000 nga nje semundje e rende e pasherueshme. Adem Kastrati ka pasur shume ekspozita te pavarura ne Shkup, Tetove, Gostivar, Struge, Ferizaj, Prishtine, Beograd, Tirane, Gjilan, Gjakove, Paris, Gjeneve, Mynih, Sarajeve, Damask, Aman, Ankara, Stamboll, Lubjane, Zagreb, Dubrovnik, Subotice, Novi Sad, Palermo etj. Ka marre pjese edhe ne ekspozita grupore: Lubjane, Zagreb, Dubrovnik, Nish, Palermo, Tirane, Paris, Arhis Danimarke, etj.

                                     

2. Prejardhja

Adem Kastrati rrjedh nga nje familje e madhe fshatare per kah numri, por te mesme per kah gjendja sociale. Qysh si i ri, ai ka shprehur interesim per prejardhjen e familjes se tij, duke degjuar shume here nga me te moshuarit per degezimin e trungut familjar. Nga babai i tij, Ramizi, piktori ka mesuar se ai vet i perket brezit te shtate me radhe te familjes se tyre. Perveç bujqesise dhe blegtorise, kohe pas kohe merrej nga pak edhe me tregti.

                                     

3. Kastrati - familje e madhe dhe e arsimuar

Kjo familje duke u perpjekur qe me pune te ndershme ta sigurojne ekzistencen, nuk e pat lene pas dore as arsimimin e brezave te rinj te saj. Qysh heret disa nga te rinjte e kesaj familje ia paten mesy rruges se shkollimit. Femijerine, Adem Kastrati, e ka kaluar ne vendlindje, duke mbijetuar edhe disa regjime te ndryshme politike te kohes. Vendlindja e tij, Karaçeva, ashtu si tere Kosova ka qene nen regjimin e Mbreterise se Jugosllavise se Versajes, pastaj per nje kohe edhe nen okupatoret bullgar dhe ata italian. Ndonese femije, megjithate, Ademi, pohon se e mban mire ne mend kohen e ardhjes se pushtuesve bullgare dhe xhandareve italian. Me ardhjen e italianeve edhe keto pjese te Kosoves iu kthyen Mbreterise se Shqiperise. Kjo pra ishte koha kur brenda familjes Kastrati, lind deshira dhe interesi i madh per arsimim. Te dhenat nga shenimet autobiografike, flasin se nga familja me e gjere e piktorit sot numerohen jo me pak se tridhjete te diplomuar ne fakultete te ndryshme, kurse akoma me i madh mund te jete numri atyre me shkolla te larta dhe te mesme. Te shkolluarit e pare te familjes se Adem Kastratit kane qene xhaxhai, Tefiku dhe kusheriri i babait te tij, Ibrahimi, te cilet ishin shkolluar qe ne kohen e Mbreterise Jugosllave. Pastaj, rrugen e shkollimit e ka vazhduar motra e Ademit, Nazmije Kastrati-Reka nena e Prof. Dr. Blerim Reka, dhe ish-spikeres Drita Reka-Germizaj e cila fillon te punoje si mesuese ne vitin 1947. Kete rruge me vone e ndjekin edhe te tjeret. Me kalimin e kohes, rruga e aftesimit profesional si dhe perspektiva profesionale, por edhe nevoja e jetes, te gjithe ato pjesetar te arsimuar te kesaj familje i ka detyruar qe ta braktisin vendlindjen dhe te shperndahen anembane Kosoves, por edhe pertej saj, neper vende te ndryshme te botes. Por, duhet theksuar se familja me e ngushte e Kastratit ka qene numerikisht mjafte e madhe, dhe per kete flet fakti se piktori ka pasur disa xhaxhallare dhe halla. Nderkaq, meqenese babai i Ademit, Ramizi, ka bashkejetuar me dy gra, gjithsej ka pasur dhjete femije, gjashte djem dhe kater vajza. Gjithnje sipas shenimeve autobiografike te Ademit, mesohet se nga familja e tij me e ngushte ne Karaçeve te Eperme deri vone ka mbetur vetem vellai i tij nga njerka, Sabriu, me familjen e tij me te ngushte, nderkohe qe pjesetaret tjere te familjes Kastrati jane shperngulur ne Gjilan, Ferizaj, Prishtine, Gjakove, e gjetke. Nderkohe qe prej tyre, vetem Ademi zgjodhi Shkupin per te jetuar pergjithmone, ku edhe krijoi familjen e tij me bashkeshorten Lemanen, duke lene pas edhe tre femije: djemte, Artanin, Ardianin dhe vajzen, Artiana.



                                     

4. Shkollimi

Rrugetimi i shkollimit te Adem Kastratit, po ashtu eshte nje rrefim ne vete. Shkollimi i tij, jo vetem qe ka zgjatur ca me teper sesa duhej, por, njekohesisht ai eshte percjelle edhe me probleme, veshtiresi dhe peripeci nga me te ndryshmet. Me shume per shkaqe ekonomike, por here - here edhe per shkaqe politike,siç ka pohuar edhe vete piktori, jo njehere ai ka qene i detyruar te nderprese shkollimin dhe disa here perjashtohet nga shkolla. Megjithate, duhet theksuar se rol vendimtar ne jeten e Ademit ka luajtur nje moment shume i rendesishem qe ka ndodhur ne vitin 1942, atehere kur per here te pare atij i bie ne dore nje liber shqip. Ne te vertete, ne vjeshten e atij viti te larget, ne shtepine e tij per here te pare hyne ABETARJA ne gjuhen shqipe, te cilen, bashke me disa libra tjere, i kishte sjelle xhaxhai i tij, Tefiku. Adem Kastrati ka pasur fatin qe shkollimin fillor ta ndjek pikerisht gjate viteve kur atyre aneve te Kosoves, si ne gjitha trojet shqiptare, ishin shperndare mesuesit e gjeneratave te para qe paten dale nga Normalja e Elbasanit. Mesuesit e pare jane me te merituarit te cilet gjate viteve te 40 – ta te shekullit XX, mbollen dhe perhapen arsimin shqip anekend trojeve shqiptare. Mesuesi i pare i Ademit ka qene Mehmet Turani nga Elbasani, i cili karakterizohej per nga pedanteria dhe serioziteti ne pune. Edhe pse Kastratin e kishin mesuar edhe disa mesues tjere, mbresa me te mira i ka lene vete mesuesi Mehmet, per te cilin eshte shprehur:" Askush nga ata nuk mund ti afrohej per nga kultura mesuesit Mehmet”. As shkollimi i mesem nuk ka kaluar pa veshtiresi, dhe per kete shkak Ademi ka qene i detyruar te nderroje disa shkolla te mesme dhe te endet nga njeri qytet ne tjetrin, duke filluar nga Gjilani, Peja, Gjakova e Prishtina. Ashtu qe shkollen e mesme e ka bere ne Kosove, kurse studimet e shkollimit te larte i ka kryer ne Shkup.

                                     

5. Shkendite e para te talentit te artit figurativ

Talentin e tij, Adem Kastrati e ka manifestuar qysh si i vogel duke e shprehur ate nepermjet modelimit dhe vizatimit mbi pllakat prej baltes shumengjyreshe te vendlindjes se tij. Por, talentin e njemendte ai e ka shfaqur ne bankat e shkolles fillore duke treguar interes ndaj lendeve artistike: poezise, muzikes, por kuptohet qe me shume ai eshte dalluar si vizatues i talentuar. Ne lidhje me kontaktet e tij te para me artin figurativ, Kastrati flet per vizatimet e tij te para me laps, per çka mesuesi, Mehmet Turani, e ka levduar gjithmone para nxenesve. Pastaj e perkujton edhe nje moment tjeter qe nderlidhet me talentin e tij, kur ai si nxenes i shkolles fillore e kishte vizatuar me laps portretin e gjyshit te tij. Gjyshi i kenaqur me vizatimin e nipit te tij i kishte premtuar Ademit se" do ta bente inxhinier”. Ashtu si gjithe moshataret e tjere te vendlindjes se tij, edhe Ademi femijerine e ka kaluar me punet e shtepise, sidomos duke ruajtur bagetine. Kuptohet, para se gjithash ishte puna, por nje femije nuk privohej dot as edhe nga loja e tij. Perveç lojerave te ndryshme tradicionale qe i luanin femijet, mjaft e preferuar per ata ka qene, sidomos, loja me balte qe perroi i fshatit Karaçeva e kishte me bollek." Me balten me ngjyra te llojllojshme benim figura te njeriut, kafsheve, shtazeve dhe shpezeve te ndryshme, por me shpesh une modeloja pellumbin duke fluturuar. Nga ajo balte beja pllaka mbi te cilat skicoja figura te ndryshme”, perkujton Kastrati. Dhe keshtu, dalengadale, piktorin e pervetesonte bota e vizatimit dhe modelimit me balte, dhe dita dites behej e qarte qe ai kishte ardhmeri ne fushen e artit. Por, si gjithmone, Kastratit i dilte ndonje pengese qe ia prishte sdopak endrren e tij. Si rrjedhoje piktori kujton nje perjetim jo edhe gjithaq te kendshem nga koha e rinise shkollore. Lenden e vizatimit ne Normalen e Gjakoves e ka dhene mesuesja, Lirie Tanefi, e cila asnjehere nuk i ka shenuar Kastratit note me te larte. Edhe pse vete piktori pohon se asokohe nuk ka ditur as per perspektiven e as per drite - hijen, por as edhe per fshehtesite e tjera te mjeshterise se vizatimit e pikturimit, por ate note e shenuar ne lenden e vizatimit nga mesuesja, Tanefi, ai gjithmone e ka perjetuar si tendencioz dhe padrejtesi ndaj tij." Ajo nuk besonte se une i beja vete vizatimet. Mesuesja ime nuk ishte e kenaqur pasi qe mendonte se gjoja e kisha kopjuar nje punim te piktorit, Gjorgje Andrejeviq – Kun”, ka deklaruar piktori ne shtypin e kohes.

                                     

6. Studimet per pikture ne Shkup

Megjithate, edhe perkrah talentit, Kastrati, duket se rastesisht ka perfunduar ne boten e artit figurativ. Sipas rrefimit te piktorit, fillimisht ai kishte dashur qe te studioj gjuhen dhe letersine shqipe, por rrethanat e krijuara kane ndikuar qe ta regjistroje artin figurativ. Ne muajin shtator te vitit 1954/55, dokumentet i kishte dorezuar per regjistrim ne degen e gjuhes shqipe prane Shkolles se Larte Pedagogjike ne Shkup. Meqenese ne kete dege ishin paraqitur vetem dy kandidate dhe ka qene e pamundur qe te formohej grupi, Kastratit nuk i plotesohet deshira per tu regjistruar ne kete drejtim. Por, me te mesuar rastesisht se vende te lira ka pasur vetem ne degen e artit figurativ, atehere piktori i nenshtrohet dhe e kalon me sukses provimin pranues dhe keshtu behet student i artit figurativ. Me futjen e tij ne Shkollen e Larte Pedagogjike ne Shkup, Adem Kastrati, per here te pare do te mesoje se çfare ishin teknikat e vizatimit, se si duhej ngjyrosur, apo dhe si duhej modeluar nje skulpture. Kastrati ka pasur fatin qe gjate studimeve ne Akademine Pedagogjike, mesimet nga vizatimi, piktura dhe modelimi, dhe historia e artit ti marre nga profesoret e tij, njeheresh artiste te njohur maqedonas, siç ishin: Vangell Koxhoman, Lupço Stefanovski dhe Dimçe Koco. Nga te gjitha lendet, me e veshtire per Kastratin, ka qene lenda e historise se artit, sidomos periudha e artit te kohes se vjeter dhe artit mesjetar. Me kalimin e kohes, sa me shume qe futej ne boten e artit figurativ, atij, i shtohej akoma me shume interesimi per t’u persosur profesionalisht, ndaj nuk i kane munguar as ambiciet, por as edhe perpjekjet e drejtperdrejta te ndermarra ne drejtim te shkollimit te metutjeshem. Pat bere disa tentativa per t’u regjistruar edhe ne akademite e ndryshme te artit ne vend, si ne Zagreb, Beograd, por rrethanat dhe fati ka dashur qe ai te mos ia arrij dot ketij qellimi. Takimi me piktorin Hegedushiç ne Zagreb ne vitin 1959, Adem Kastrati kishte konkurruar ne Akademine e Arteve ne Beograd, ku sipas pohimit te tij, edhe pse eshte pranuar, per shkak se nuk e ka fituar te drejten e burses dhe per te mos e lene keq familjen, ai heq dore nga kjo mundesi. Ca vite me vone ai pohon se edhe pse e pat siguruar bursen nga nje fabrike e vendit, por edhe asaj here ai nuk pranohet dot ne Akademine e Arteve Aplikative ne Beograd. Por, Kastrati, nuk ka pushuar se kerkuari mundesi tjera per t’u persosur profesionalisht duke trokitur neper dyert e akademive te atehershme. Deri sa ai ka shprehur interes per t’u regjistruar edhe ne studimet pasuniversitare. Tre vite me vone, kishte vendosur kontakte me piktorin e njohur kroat, Krsto Hegedushiq, te cilin pastaj edhe e pat vizituar ne Zagreb. Ne kryeqytetin kroat, Kastrati, udheton ne muajin janar te vitit 1962, kurse me vete kishte marre edhe pese piktura te punuara ne tekniken me ngjyra dheu ne pelhure, te cilat ia ka treguar profesorit Hegedushiq. Piktori kroat e kishte pritur ne ateliene e vet, e pasi i kishte shikuar mire pikturat merr dhe shkruan nje leter, te cilen ia ka adresuar kritikut te njohur te atehershem te artit, Oto Bihali–Merin, i cili asokohe ka qene pergjegjes per kulture ne ish – Federaten jugosllave. Hegedushiq edhe gojarisht i kishte treguar Kastratit, se i ka shkruar mikut te tij, Bihali Merin qe t’ia mundesonte regjistrimin e studimeve pasuniversitare ne Institutin per Kulture ne Beograd. Por, per te qene korrekt deri ne fund, Kastrati i tregon piktorit, Hegedushiç se akoma nuk e kishte marre diplomen ne SHLP – ne, pasi qe nuk e kishte dhene akoma provimin e Historise se Artit." Une i analizova mire punimet tuaja dhe prej ketij momenti une te kam pranuar ne studimet pasuniversitare. Duket qe keni kulture te pergjithshme nga arti figurativ. Tani mbetet qe te siguroni mjete financiare per studimet sepse ato jane te shtrenjta per t’i perballuar, prandaj i shkrova shokut Bihali Merin qe t’ju siguroj ndonje burse”, eshte shprehur, Hegedushiç. Ashtu siç e ka udhezuar piktori i njohur, Hegedushiç, Adem Kastrati shkon ne Beograd, tek Oto Bihali – Merin. Pasi, Oto Bihali e ka lexuar letren, atehere i eshte drejtuar, piktorit:" Shoku, Kastrati, ne nuk mund t’ju ndihmojme per kete qe kerkoni, sepse ju jeni nga Kosova, dhe se kete ndihme duhet t’ua jape Keshilli i Arsimit dhe Kultures se Kosoves”. Nderkohe, qe edhe ne Prishtine nga nje nepunes malazez, Kastrati kishte marre pergjigje negative, me arsyetimin se ne kuader te Keshillit ne fjale nuk eshte parapare fond i posaçem per studime pasuniversitare. Por edhe perkrah asaj qe nuk ia del qe t’i vazhdoj studimet e metutjeshme, Ademi, akoma me vendosmerisht i jepet pikturimit, dhe ashtu, me nje kembengulesi te papare dhe me nje perkushtim asketik ia doli mbane qe te krijoje emer te respektuar ne qarqet e artit figurativ si brenda ashtu edhe jashte vendit.



                                     

7. Mesimdhenia

Aktiviteti krijues i Adem Kastratit pandashmerisht shoqerohet edhe me punen e tij si mesimdhenes. Per tridhjete e pese vite rresht pune ne arsim, pra, deri ne pensionimin e parakohshem te tij ne vitin 1986, Adem Kastratit, si udherrefyes i ka sherbyer porosia e drejtorit te Normales se Gjakoves, Beqir Kastrati:" Djalosh, do te shkosh t’ia çelesh syte miletit tone. Ju mesuesit do te shkoni te punoni ne ato katunde ku ndoshta as pishe per drite nuk kane. Ju do te jeni ata qe do t’u bani drite. Kurre mos harroni se ata femije qe do ti keni para vetit do te jene vllaznit dhe motrat tuaja. Ne qofte se nuk mendoni keshtu nuk jeni per mesues…”. Ditarin per here te pare e rrok ne muajin prill te vitit 1950, i cili akoma pa i mbushur tetembedhjete vjet e fillon punen si mesues ne shkollen e fshatit Koretin. Per te vazhduar pastaj disa vite radhazi si mesues neper shkolla fillore te Kosoves, dhe ate, ne rrethinen e Kamenices, Gjilanit, Ferizajt, Obiliqit, pastaj ne fshatrat: Zheger, Strezoc, Rogoçice, Muçiverc, dhe per te perfunduar me vone ne disa nga vendbanimet e rrethines se Shkupit. Edhe gjate punes si mesimdhenes, Adem Kastrati, pohon se eshte ndeshur me veshtiresi qe shkaktoheshin, qofte nga autoritetet shteterore te kohes, por edhe nga disa kolege, mesues dhe drejtore shkollash neper te cilat ka punuar. Pas kryerjes se sherbimit ushtarak jugosllav ne Ilirska Bistrica te Sllovenise, ne vitin shkollor 1953/54, Kastrati, perseri i kthehet ditarit. Tash e tutje do te pasojne momentet vendimtare per fatin e karrieres se tij artistike. Ishin vitet kur popullata shqiptare ne ish - Federaten Jugosllave po perballej me fushaten famekeqe te shpernguljes se tyre per ne Turqi, te projektuar dhe zbatuar nga pushteti i atehershem komunist jugosllav. Gjate atyre viteve, e njohur ndryshe edhe si" periudha rankoviçiane”, popullata shqiptare e asaj ane shpesh vizitohej nga emisare te ndryshem, apo siç i quan piktori" vegla te pushtetit”, te cilet nxitnin shpernguljen e shqiptareve per ne Turqi. Kete fushate e kishte ndjere thelle edhe vete piktori. Megjithate, keto presione sa ishin pengese, po aq u bene edhe inspirim per gjetjen e rruges se vertete ne ndertimin e personalitetit artistik dhe intelektual te Kastratit. Nje moment mjaft te rendesishem per Adem Kastratin pa dyshim qe paraqet viti 1959, pasi qe per here te pare atehere fillon punen si mesimdhenes i lendes se artit figurativ ne nje fshat te Ferizajt. Mirepo, meqenese daja i tij, Metush Krasniqi, ishte burgosur politikisht, presionet e forcave policore jugosllave ishin shtuar edhe ndaj piktorit. Nuk vonon shume kur ne vitin shkollor 1960/61 Adem Kastrati per here te pare kalon si mesues ne shkollen fillore te fshatit Rashçe te Shkupit. Qe nga ajo kohe ai do t’i perkushtohet me fuqishem pikturimit. Perderisa punonte ne Rashçe, ne nje atelie te improvizuar ne dhomen e vogel te mejtepit te xhamise se fshatit kishte realizuar 25 piktura me ngjyra vaji, me te cilat pastaj e pat hapur edhe njeren nga ekspozitat e para te tij. Ne vitin shkollor 1961/62, Kastrati edhe njehere kthehet mesues ne Ferizaj, ku vazhdon te pikturoje akoma me perkushtim. Prej atij viti, kur me e kishte zbuluar tekniken e pikturimit me ngjyra dheu, fillon ndertimi dhe shtegtimi i tij artistik, duke u bere nje emer i respektuar ne boten e artit figurativ shqiptar dhe me gjere. Gjate viteve ne vijim, veren e kalonte duke hapur ekspozita, kurse ne vjeshte ai i kthehej serish ditarit, nxenesve te tij dhe punes krijuese. Dhe keshtu, punen si mesimdhenes, Kastrati e perqendron perfundimisht ne Shkup. Pasi punon disa vite mesues ne Studeniçan, aty kah fundi i muajit gusht te vitit 1967, ai pranohet ne Shkollen fillore" Liria” te Shkupit. Nderkaq, ne fillim te viti shkollor 1968/69, per here te pare punesohet si mesimdhenes ne Normalen e Shkupit. Edhe pse disa nga" komitetlinjte” e atehershem fuqimisht e kane kundershtuar pranimin e Ademit ne Normalen e Shkupit, por megjithate, fale kembengulesise se drejtorit te shkolles, Qemal Musliu, nje ish – partizan, ai eshte pranuar si profesor ne te vetmen shkolle te mesme ne gjuhen shqipe ne qytetin e Shkupit. Ne kete shkolle, e cila me vone nga Normalja transformohet ne Gjimnazin" Zef Lush Marku”, Kastrati, ka punuar per 20 vjet rresht. Me 1986 pensionohet para kohe, shkaku i semundjes nga veshket, po edhe shkaku i ndjekjeve te UDB-se te ciles nuk i pelqenin pikturat e tij me ngjyrera kuq e zi, asoconin ne flamurin kombetar shqiptar si dhe vizatimin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Forcat e policise jugosllave Adem Kastratin e kercenonin me perjashtim ose perfundim ne burg, por duke pare ajo kohe ishte tragjike per shqiptaret nen okupimin fashist te sllaveve Adem Kastrati vendos perfundimisht te dale ne pension te parakohshme.

                                     

8. Pikturat

Pikturat e Kastratit, e mbeshtetur ne traditen e mimetizmit realist, paraqet sekuenca te drejtperdrejta te figures se njeriut dhe te botes animaliste, rendom ne perputhshmeri me ngjashmerite dhe iluzionet pamore te tyre. Duke u nisur nga konteksti i misionit institucional te piktures, Kastrati, mundesite e kesaj gjinie figurative i perdor si nje praktike sociale te shkembimit dhe interpretimit te vlerave te imazhit, qe vijne si shfaqje reale ose si konstruksione vizuale. Pikturat e tij, si nje sistem kompleks prezantues, nepermjet nje diskursi te ndjeshem-emergjent ve ne levizje praktikat e prodhimit, paraqitjes, pranimit, konsumimit dhe interpretimit te siperfaqeve dydimensionale ne funksion te perfaqesimit vizual te botes reale apo imagjinare. Nepermjet tematikes se begatshme dhe motiveve te shumellojshme vjen ne shprehje edhe koloriti i pasur i pershtatur me idene dhe konceptin estetik – figurativ, si dhe jetesohen karakteristikat e specifikave artistike e stilistike ne krijimtarine e tij. Koloriti ne pikturat e shumta, me kalimin e kohes, persoset dhe arrin pjekurine e plote, behet me i kerkuar, me i ngjeshur, pse jo edhe me intensiv dhe me shkelqim. Realizimet figurative nepermjet ketij koloriti arrijne premisat metaforike, me transponime te sakta simbolike, te pershkruara kryesisht nga teresite bikromatike dhe polikromatike. Shtresimet e koloritit, ne kuptimin e sendertimit te konceptit artistik, qe shquhen edhe per kah rendesia vizuale dhe ndjeshmeria estetike, piktori ne menyre origjinale kryesisht i zberthen nepermjet gershetimit te figuracionit neper enteriere dhe eksteriere. Perdorimi i vijave te gerryera ne pikture shfaqet si nje element i vazhdueshem i cili e begaton teksturen te cilen piktori e shfrytezon duke i vene ato ne nje koherence me elemente tjera figurative, te cilat bashkerisht e pasurojne dhe e konsolidojne gjuhen figurative, kurse pikturen e tij e bejne me kuptimplote. Jane antologjike pikturat e tij te punuara me kete teknike, si: "Vizatuesit e vegjel", "Katundi im ne mjegull", "Ne dimer", "Ne mulli", "Fshati im", "Çajtorja", "Magja", "Bariu", "Lypesja", "Nena me femijen", "Duke i dhene gji femijes", "Grate duke u lare", "Mikpritja", "Darka", "Dasmoret", "Duke çuar dreken", "Nga Historia", temat e tij te fundit jane te nderlidhur me tragjedine e kombit shqiptar te ndodhur ne luften e Kosoves 1998-1999, ndersa pikturat e tij te punuara me motive legjendash popullore jane: "Ura e shenjte", "Motra me nente vellezer", "Krushqit e ngurosur".

                                     

9. Motivet

Nuk ekziston pothuajse motiv nga ikonografia tradicionale figurative qe nuk haset ne krijimtarine e piktorit, Adem Kastrati. Ashtu siç ka shfrytezuar nje larmi temash te llojllojshme, ai ngjashem veproi edhe me materializimin e atyre temave nepermjet motiveve te caktuara, te cilet pothuajse jane te pranishme ne tere krijimtarine e tij. Motivet paraqesin format pamore te permbajtjeve tematike. Shumicen e motiveve e ka pikturuar sipas modeleve te ikonografise tradicionale figurative, duke filluar qe nga peizazhi, enterieri, portreti, autoportreti, akti, natyra e qete, animalizmi, arkitektura, karikatura, etj, duke lene keshtu nje opus te pasur veprash me vlera estetike, por edhe me domethenie pamore dokumentare. Ne veprat e Adem Kastratit dominojne motivet e familjes, te cilat me nje ndjeshmeri te rralle i inkorporon ne paraqitjen e fshatit, tokes, kafsheve e sidomos te kujdesi i nenes ndaj femijeve. Permes motiveve autoktone te lidhura me fshatin dhe vendlindjen ai shpaloi momente te mbushura me çeshtje ekzistenciale. Ne veçanti trajton "fshataren", kete qenie sipas tij "te drejtperdrejte", qe i jep kuptim jetes qe per piktorin ishte gjithmone e njejte: si kur leviz, si kur punon, si kur kendon ninulla per femijen e saj ne djep. Grate ne motivet e tij jane me tipare karakteristike me sy te medhenje me plot rrefim e endrra brenda tyre, qe per piktorin ishin pasqyra te shpirtit. Nderkaq burrat duken te rende, sepse, sipas piktorit kete e kane tradite. Ata jane te rende edhe kur ecin, edhe kur ulen kembekryq, edhe kur punojne, edhe kur vallezojne ne dasma, qe per piktorin ishin bukuria fizike e tyre.

                                     

10. Krijimtaria

Krijimtaria e Adem Kastratit, eshte shume e pasur artistikisht, shume e gjere numerikisht dhe akoma me e shperndare gjeografikisht. Zhvillimin e saj e ka percjelle nje dinamike tejet intensive, duke perjetuar ngritje te vazhdueshme artistike. Dhe ajo qe duhet veçuar, ka te beje me faktin se, krijimtaria e tij ne mase te madhe eshte shprehur nepermjet dy gjinive figurative: piktures dhe vizatimit. Duke qene nje artist tejet aktiv dhe shume produktiv, kerkues dhe novator, permes veprave tij ai u be projektues vizual i te kaluares, por edhe deshmitar i ngjarjeve te medha te historise me te re kombetare shqiptare. Krijimtaria e tij e ngriti ate ne nje protagonist i cili nuk mbeti pa u verejtur nga publiku dhe sidomos nga syri i kritikes. Per te krijuar nje pasqyre me te qarte per zhvillimin e krijimtarise se tij, do ta trajtojme me hollesisht tekniken dhe teknologjine e vizatimit dhe piktures, efektet e koloritit, si dhe pasqyrimin e zhvillimit te krijimtarise artistike te tij neper disa faza. Adem Kastrati punoi ne menyre permanente dhe me nje fanatizem e vullnet te pashoq. Nje jete te tere e shpenzoi ne kerkim formash e teknikash te reja, synoi prore individualitetin e tij si krijues dhe arriti qe si rralle ndonje tjeter te jete i veçante. Edhe piktorja Bukurie Dalladaku kujton Adem Kastratin.



                                     

11. Qindra vepra te shperndara neper bote

Duke u nisur nga rrethanat e krijuara ky numer asnjehere nuk do te dihet saktesisht. Kuptohet, qe nje numer i konsiderueshem i veprave padyshim qe akoma ruhet ne fondin e familjes se tij. Familja e Ademit per nje numer prej tyre ka dijeni se ku ndodhen. Por, pjesa tjeter, pothuajse me shume se gjysma e veprave te krijimtarise se tij, nepermjet shitjes apo dhurimit, jane shperndare ne te kater anet e botes. Ndonese autori eshte perpjekur te mbaje nje evidence per veprat e tij, megjithate, e ka pasur te pamundur qe t’i evidentoje te gjitha. Piktori ka shkruar se qindra piktura te tij ndodhen ne adresa te ndryshme neper bote. Shume vepra sot jane prone e galerive dhe institucioneve, e koleksionisteve dhe e personaliteteve te ndryshme, e miqve dhe e adhuruesve te artit te tij." Ja nje keshtu eshte fati i piktorit. Njehere rropatet me idene, pastaj me punen rreth realizimit te piktures, qe me vone ajo pikture te merr udhen, kurse tek autori te mbeten vetem adresat, por jo edhe parate! Sepse ato para te gjitha treten, te gjitha shpenzohen per sigurimin e materialeve per te punuar, per te organizuar ndonje ekspozite te re, rreth botimit te ndonje katalogu. Eshte mjaft shtrenjte, kurse une gjithçka bej vete…” eshte shprehur, Adem Kastrati. Sipas nje shenimi tjeter nga notesi i piktorit mesohet se numri me i madh i veprave te tij eshte shperndare nga Dubrovniku, nga ku shume piktura kane perfunduar neper vende te ndryshme te botes. Sipas evidences qe ka lene Adem Kastrati, mund te llogaritet se fondi i pergjithshem i tij, numeron rreth 830 vepra artistike. Sa mund te merret e sakte kjo shifer eshte per t’u diskutuar, por eshte e vertete se ka rreth edhe 300 vepra te pa ekspozuara, ku bejne pjese piktura dhe vizatime qe ruhen ne fondin familjar. Ketu duhet llogaritur edhe nje numer te konsiderueshem te pikturave te realizuara ne tekniken e dheut dhe vajit ne pelhure te pa vendosura ne blind - kornize, te cilat jane demtuar aty kah fillimi i viteve te 80 – ta nga plasja e nje gypi te kanalizimit ne podrumin e baneses se familjes Kastrati. Po aty, dhe sipas nje evidence te tij, mesohet se: ne France ndodhen mbi 50 piktura, mbi 30 vepra jane ne SHBA, 27 ne Gjermani, 20 ne Itali, 8 ne Belgjike, 6 ne Suedi, 4 ne Shqiperi, 5 ne Danimarke, 2 ne Skoci, 3 ne Finlande, 1 ne Brazil dhe 1 ne Australi.

                                     

12. Piktura te dhuruara personaliteteve te rendesishem boterore

Krahas shitjes se vazhdueshme, nje numer te veprave te tij, Adem Kastrati u’ka falur miqve te tij, por disa te tjera i ka dhuruar me raste te veçanta si shenje falenderimi dhe mirenjohjeje. Perveç tjerash, ne notesin e tij hasen shenime qe flasin se shume piktura u jane dhuruar qofte institucioneve te ndryshme, apo edhe personaliteteve te njohur te kohes. Kete e deshmon edhe e perditshmja e dikurshme ne gjuhen shqipe, Flaka, ne te cilen per dhurimin e veprave nga ana e piktorit, Adem Kastrati, nder tjera shkruan:" Eshte gjest i mire kur ne kete kohe krize, krijuesit nuk u nenshtrohen qellimeve komerciale”. Ne vitin 1993, ne shenje mirenjohjeje nje pikture nga opusi i tij i ka dhuruar edhe ambasadorit te atehershem te SHBA - ve ne Beograd, z. Uoren Cimerman. Gjest ky i cili flet mjaft per kujdesin e piktorit Adem Kastrati per t’u dhuruar te tjereve pjese nga kultura shqiptare. Nga bisedat me anetaret e familjes, por edhe nga shenimet ne notesin e tij, mesohet se Ademi u ka dhuruar piktura edhe personaliteteve tjere te njohur te skenes politike boterore te cilet e ndihmuan çeshtjen shqiptare. Nder personalitetet me te njohura te cileve u ka dhuruar piktura jane: ish – presidenti i SHBA – ve, Bill Klinton, ish-Sekretarja amerikane e puneve te jashtme, Medlin Ollbrajt, ish - ministrit britanik i puneve te jashtme, Robin Kuk, etj. Kete gjest piktori e ka bere me rastin e hapjes se ekspozites me tematike nga lufta e Kosoves. Gjithashtu, dihet se piktori Adem Kastrati piktura u ka dhuruar edhe institucioneve shqiptare ne Maqedoni, dhe ate, Teatrit te Kombesive ne Shkup, portretin e Naim Frasherit i’ka dhuruar Katedres se Gjuhes dhe Letersise Shqiptare ne Shkup, Redaksise se" Flakes” dhe pese piktura koleksionit te Muzeut ne Sicili, si dhe shume familjareve, miqve dhe adhuruesve te artit te tij. Per punen dhe krijimtarine dyzetvjeçare te Adem Kastratit, jo njehere ka shkruar shtypi i vendit dhe ai i huaj, dhe me rastet te rralla edhe eshte vleresuar duke u shperblyer me çmime profesionale.

                                     

13. Te zbulosh diçka apo te merresh me zanat

Te bluash toke gure dhe te pikturosh me ngjyra dheu duke treguar nje realitet, nje drame te thelle, nuk eshte lehte, aty verehet nje evoluim teknik dhe unik, nje sofistikim i mjeteve shprehese dhe nje orvatje per filozofim. Per te kapur sadopak intenerarin e levizjes hapesinore qe ngjize informacionin e veprave te Adem Kastratit, do te ishte mjaft e veshtire per ne qe te gjenim te njejtin mjet transporti, per te ndjere qofte dhe perciptas, tere rrugen e bere me pare nga ky artist, ne formimin e imazhit te tij, mjaft te dallueshem dhe origjinal.

Vepra Darka" e vitit 1974 me ngjyra dheu mbi pelhure ne nje enterier tipik tradicional i jep piktures nje karakter te thekesuar autokton me nje domethenie te caktuar teper simbolike. "Buke kryp e zemer", njeri nga ritualet e ngrohta shqiptare eshte zakoni i mikepritjes qe te ofroje buke e kripe per çdo mysafir te admiruar, e cila si nje akt ne vetvete i referohet filantropise si diçka e pergjithshm edhe tradicionale. Ne kete tablo zene vend objekte tradicionale: oxhaku, sofra, shkambi, çerepi, manxha etj, qe i japin piktures nje simbolike me karakter te theksuar origjinal. Motive autoktone te lidhura me fshatin dhe vendlindjen shpalos momente te mbushura me çeshtje ekzistenciale. Ne veçanti trajtoi fshataren kete qenie, sipas tij te drejtperdrejte, qe i jep kuptim jetes qe per piktorin ishte gjithmone e njejte si kur leviz, si kur punon, si kur defrehet, si kur kendon ninulla per femijen e saj ne djep. Grate i paraqet me tipare karakteristike me sy te medhenj me plot rrefim e enderra brenda tyre, qe jane pasqyra te shpirtit dhe dritare qe shpalojne boten e figurave, momentet e thella, gjendjet psikike, tmerret e koherave te paekuilibruara. Burrat nderkaq duken te rende sepse kete e kane tradite, ata jane te rende edhe kur ecin, edhe kur ulen kembekryq, edhe kur punojne, edhe kur vallezojne.ata kane te rende edhe bukurine fizike. Femijet qe shpesh jane prezent ne tablote e tij, femijet zgjasin kokat kurioze nga sofra dhe nga preherit e ngrohte te nenave dhe gjysheve, femijet jane te dashurit e autorit, jane pamje rrenqethese te femijerise se hershme qe lidheshin me golgoten e karvaneve te pafund te bashkevendasve te tije te shkulur me dhune nga vatra te pareve, ishte vetem nje kujtim i hidhur qe smund te perseritej kurre. Situatat e ambientit rrethues perbejne nje tablo, e cila identifikohet me njerezit dhe natyren e fshatit te vet. Ambienti i mirenjohur dhe shume here i perjetuar fiton nje kuptim tjeter, qe tejkalon ate qe eshte vetem identike me realitetin, sepse interponohet aspekti i rishikimit te transponimit figurativ. Risi tjeter e kesaj tabloje eshte perdorimi i vijave te grryera ne siperfaqen e perpunuar te dheut e ngjitur ne telajo, bashke me syte e figurave te pikturuar me kujdesin maksimal, si elemente qenesore dhe karakteristike te ketyre imazheve, vijat e para te grryera qe me pas nuk mund te permirsohen. Kjo menyre autentike e shprehjes se botes se brendshme perben njeren nga shtyllat e suksesit te piktures se tij te pakategorizueshme qe nuk shembellen me rrymat dhe rruget e panumerta artistike dhe qe vetem ne shikim te pare del e ngjashme me pikturen e ashtuquajtur naive. Njeri prej artisteve me te veçante sa i perket teknikes. Ai nuk i ndryshoi pikepamjet e veta artistike e pikturale. Ai vazhdoi ne te njejten udhe deri ne fund te jetes se tij. Mesazhi i Kastratit, para se te ishte fetar apo metaforik, ishte nje mesazh human, ku qene ngjizur dashuria, besimi, lindja, vdekja, pra vete jeta e njeriut. Kishte per qellim te pikturonte ate qe natyra do te krijonte ndonjehere jo ne keto kushte. Kerkonte te shijonte te perjetonte boten e ngjyres, ashtu si ai e perpunonte. Ne vepra jane te pasqyruara edhe disa aspekte te jetes se tije individuale nga njera ane dhe vete madheshtia e ketyre veprave. Mesazhi i fuqishem dhe forca befasuese nga ana tjeter qe te intrigojne dhe te nxisin per tia bere te njohur edhe publikut shqiptar kete figure te Artit Figurativ. Jane te magjishme sot edhe tablote tjera me nuancat e dheut, piktura keto te mrekullueshme dhe me nje metafore te fuqishme te nje realiteti te jetuar. Me Adem Kastratin, metafora shenoi hyrjen triumfale ne pikturen naive pa vetedije. Tek figurat e tij, verehen disproporcione anatomike groteske, 144 karikaturale por, jo aq te theksuara ne krahasim me piktoret naive qe i bejne pa vetedije, spontanisht. Kastrati i shpreh me qellim dhe ne menyra fare te vetedijshme, ku ai me ane te ketyre disproporcioneve anatomike, synon te fiksoje fuqine e figures. Ne pikturat e tij, karakteristika te veçanta jane edhe: etydet e ndryshme per vdekjen, dasmat, koncertet ne oda, ninanullat e lindjeve, vajtimet e vdekjes, dashuria e nenes ndaj femijes, lojen e femijeve dhe nostalgjia per lojrat e humbura, ishin frute te kerkimit te nje forme te re, figura te vogla ne nje peisazh te madh dhe figura te medha ne hapesire te vogel, te tjera raporte krijoheshin mes figurave njerezore dhe peizazhit, dekorit fshatarak apo qytetar. Pra, qe ne fillim ai e shpalosi individualitetin e nje artisti tipik shqiptar. Sa i perket figures se gruas, ai shprehej: Gruaja, ne perfytyrimin tim eshte nje qenie qe i ka duart e zena me diçka vazhdimisht, prandaj ky angazhim i saj here-here mbinjerezor, ben qe ne pikturen time, ajo te gjeje nje shprehje me te madhe" qe le te mendosh qe gruaja, eshte e gjitha e pushtuar prej jetes shtepiake tradicionale. Kryesorja eshte motivi i tyre i veçante tradicionalshqiptar, e deri tek veshja e mrekullueshme popullore. Legjendat dhe nuset, jane disa nga ciklet e pikturave te punuara me dherera te marra nga toka shqiptare te pluhurosura me ngjyra mbi pelhure. Adem Kastrati ishte i vetedijshem ne imazhet e tij, por instikti, forca estetike qe drejtoi ai, ishte e disiplinuar ne respektin e tij, pa kompromis per cilesite e ngjyrave te marra nga dheu dhe teknika e rafinuar me te cilen ai punoi. Artisti ka vendosur megjithate nje shkalle te larte te rendesishme per detaje te vogla. "Une jam natyra", thone nje pjese e artistve te skenes se artit pamor, duke dhene shpjegimin me te mire per veprat e tyre te cilet edhe sot reagojne ne menyre ikonoklasike ndaj ketij realiteti qe e jetojme me intensitet. Sidoqofte, sipas mendimit tim, ndjehet ne kete shprehje nje lloj egzorcizmi lidhur me friken dhe pasigurine e artistit ne lidhje momentin e krijimit, me intensitetin e emocioneve dhe pamundesine per te shprehur ne fjale kete moment, kjo fraze eshte vazhdimi i nje vargu te gjate qendrimesh nga ana e artisteve qe e shohin vepren e artit si nje produkt natyral. Natyra vazhdon procesin e krijimit nepermjet artistit dhe, ashtu siç pranojme çdo krijim natyral sado te çuditshem, po ashtu duhet te pranojme çdo krijim artistik sado te çuditshem pa pyetur si e pse te teperta. Eshte kjo fraze e shume artisteve si nje pohim me i prere i natyralitetit te vepres se artit qe Pikasso e shpreh keshtu: Çdo njeri do qe te kuptoje vepren e artit; pse nuk perpiqen te kuptojne kengen e nje zogu? Qe modernizmi europian qe ndikoi shume me artin e Ballkanit dhe per pasoje, ne artin tone, kjo lidhet edhe me Luften e dyte Boterore e cila detyroi eksponentet me te fuqishem te 145 modernizmit europian te kalonin Europen Juglindore. Keshtu ambienti i vaket artistik shqiptare, papritur u ndodh i rrethuar nga shembuj me avangardiste te artit boteror. Disa artiste shqiptare dhe shume te tjere, shkuan ne Europe dhe prandaj nuk eshte e çuditshme qe poetika surrealiste dhe e modernisteve te tjere te ndikoje artin e artisteve me te ndjeshem shqiptare. Pervoja sociale dhe profesionale thote se çdo gje ndodh per nje arsye.

                                     

14. Origjinaliteti i teknikes me ngjyra te dheut

Nga rrefimet e bashkekohesve, informacionet e shtypit te kohes, si dhe nga veprat e shumta te Adem Kastratit, mesohet se fillimisht ai ka pikturuar ne tekniken me ngjyra te vajit. Megjithate, nuk vonon shume kur me nje perkushtim te madh ai i futet edhe pikturimit me ngjyra te dheut. Ndonese me rralle, megjithate ngjyrat e dheut ai i ka perdore edhe mbi materiale tjera, dhe ate, ne karton, ne leter, ne dru, etj. Meqenese numri me i madh i veprave qe ka lene ky piktor i perket piktures, perkatesisht, teknikes se pikturimit me ngjyra te dheut, eshte e kuptueshme qe ky artist njihet si piktori i ngjyrave te dheut. Fillimi i pikturimit me ngjyra dheu e ka historine e vete. Rrefimi mbi kete" zbulim” te Kastratit lidhet me nje dite pranvere te vitit 1960 ne vendlindjen e tij. Eshte koha kur ai jetonte ne qytetin e Ferizaj. Piktori perkujton se dy pikturat e para ne kete teknike me tematike apokaliptike, te cilat i ka punuar ne karton, kurse dheun e ka perdorur pa e situr fare. Duket se veprat e para me ngjyre dheu i ka realizuar ne vitin 1960, dhe se keto dy piktura, Ademi i ka prezantuar ne ekspoziten e perbashket te Artisteve Figurativ te Kosoves te hapur ne vitin 1961 ne Prishtine. Prej atij momenti, metode kryesore teknologjike u be zbatimi i pigmentit natyral te dheut si ngjyre pikturimi. Dhe pikerisht me kete element ky piktor ka qene dhe mbeti i vetem. Ashtu siç ka pohuar jo nje here edhe vete, Kastrati:".ndoshta ne kohen parahistorike, apo me vone, piktoret kane perdorur dheun si teknologji pikturale.por tani une jam i vetmi qe pikturoj me ngjyra dheu”. Kjo teknike ka qene me atraktive, me e kerkuara dhe me e dashur edhe per vete autorin, i cili me nje rast edhe e ka pranuar kete fakt, duke thene:" Une pikturoj edhe me ngjyra - vaji, por vizitoret i habit bukuria e pikturave te mia qe i krijoj me dhe”. Meqenese pikturimi me ngjyra dheu u be teknika me origjinale, e cila ka dominuar krijimtarine e Adem Kastratit, padyshim qe meriton kujdes te posaçem dhe analize me te perkushtuar teknologjike dhe metodologjike. Percaktimi i Kastratit per ta praktikuar pikturimin me pigmente te ngjyrave te dheut, sigurisht qe nuk eshte i rastesishem. Kur ky piktor del ne skene, arti ishte vershuar nga pikepamja intelektuale dhe eksperimentale. Arti bashkekohor asokohe kishte ecur shume para, perveç llojllojshmerise stilistike, arti kishte filluar te krijohet edhe me mjete tjera. Sidomos kjo kishte te beje me zbatimin e rekuizitave, materialeve dhe teknikave te ndryshme figurative. Dikush brushen e thjeshte asokohe e pat zevendesuar me ndonje mjet tjeter, ose po ne vend te ngjyrave shfrytezoi gurin, drurin apo kashten per te pikturuar. Ne krijimin e veprave artistike, materialet figurative u zevendesuan me ato jofigurative. Krijuesit me shume merreshin me procesin se sa me vepren si prodhim final artistik. Shikuar nga ai kontekst kohor mund te thuhet se edhe krijimtaria e Kastratit eshte nje shembull i veçante dhe i rralle qe lindi ne periudhen kur materialet jo figurative ishin bere mjet mjaft i perdorshem per krijimin e veprave artistike. Sipas pervojes enformeliste, edhe Kastrati, ngjyrat sintetike industriale i zevendesoi me ngjyrat natyrale. Pra, deri atehere, akoma nuk ishte pare dhe as nuk ishte degjuar, qe dikush nga piktoret ta perdorte dheun ne vend te ngjyrave. Me zbulimin e kesaj teknike aq specifike, Ademi pat terhequr vemendjen edhe te artisteve eminent te artit dhe kritikes figurative ne hapesirat ish – jugosllave. Nderkaq, teknika e tij me ngjyra dheu u be e njohur edhe pertej kufijve ish - jugosllave. Per te mesuar diç me shume per kete zbulim te Kastratit, jo pak piktore te kohes kane kerkuar nga ai qe t’u dergoje mostra nga dheu te cilin e ka perdorur per pikturim. Disa kane tentuar edhe ta kopjojne te njejten teknike, por nuk ia kane dale dot qe ta zbatojne mjeshterine e teknikes se tij ne praktike. Ademi flet edhe per dy piktor tjere nga vendi, emrat te cileve nuk i permend, te cilet jane perpjekur qe ta imitojne tekniken e tij, por nuk ia dalin dot, sepse sipas tij, ata jane munduar qe imitimin e pikturimit ta bejne duke i perzier ngjyrat me perberje tjera kimike." Ka piktore qe perdorin gipsin ne pelhure, por gipsi eshte i ngurte dhe i thyeshem, kurse dheu eshte elastik”, eshte shprehur Kastrati. Familjaret me keqardhje shprehen se tekniken e pikturimit me ngjyra dheu te piktorit nuk e ka trasheguar askush. Edhe pse dihet teknologjia e kesaj mjeshterie, megjithate, sekretin e realizmit te saj Ademi e mori me vete. Bashkeshortja e tij, Lemane Kastrati, tani e ndjere na pat rrefyer se gjate pikturimit, Ademi e ka situr dhe e ka shpelare mire e mire dheun me uje. Pohimet e familjareve Lemanes dhe Artanit ne lidhje me menyren e perdorimit te ngjyrave te dheut i deshmon edhe rrefimi i vete autorit ne artikullin e gazetes" Dubrovaçki vjesnik” me rastin e ekspozites se pare te hapur ne vitin 1968 ne Dubrovnik. Strukturen e ngjyrave te dheut te piktorit shqiptar hollesisht e zberthen edhe kritiku italian i artit, Francesco Karbone, i cili thote:" Nuancat kromatike qe perdor Kastrati, te paperziera me esenca perberje tjera, por te perdorura direkt te pastra, si pigmente, perbejne te mahnitshmen, duke paraqitur pamje rurale te ngjashme me ate te etnise Garunsi apo Tiebele, apo relievet e Lendinave ne Draa, ne Marok, si dhe ne arkitekturen e trojeve tjera orientale”. Megjithate, fillimisht, nuk eshte mirepritur kjo menyre e tij e pikturimit. Kastrati, me pezem shprehet per reagimet dhe perqeshjet e disa artisteve shqiptare ne lidhje me menyren e pikturimit te tij. Piktori e kujton rastin e hapjes se ekspozites se tij ne korridorin e kinemase" Rinia” ne Prishtine, kur disa intelektual me ironi i kane perfolur pikturat me ngjyra dheu. Nderkohe qe vetem nje profesor serb nga Peja i ka dhene perkrahje." Ai me thoshte qe te mos i degjoja ata qe flasin keq, dhe te mos dorezohesha, por te vazhdoja te pikturoja pikerisht ne kete teknike”, ka pohuar, Adem Kastrati. Pikturat ne tekniken e dheut percillen edhe me disa elemente tjera fizike. Me vijezimet e shumta, si elemente plotesuese qe akoma me teper e pasurojne teksturen e pikturave, ai krijon nje relacion cilesor midis vepres se tij dhe veperlexuesit. Elementi ri figurativ shume origjinal, te cilin piktori e ka quajtur" gervishtja” apo gerryerja’’, duket se eshte me i pranishem dhe me i theksuar ne punimet e fazes me te hershme te krijimtarise se tij. Por, me kalimin e kohes, pasi heton se gerryerjet paraqesin ngarkese per pikturat, Kastrati i redukton dukshem ato. Ne fazat e mevonshme ai njehere u jep forme dhe pastaj ato i zevendeson me figura apo edhe me skena te panumerta gjysme-abstrakte miniaturale ne prapavijen e kompozicioneve. Keto skena sikur krijojne pershtypjen e" galerive te vogla” ikonografike. Te percjella jo rralle edhe me tekste te shkruara dhe simbole te ndryshme ato bartin porosi te caktuara artistike.

                                     

15. Pikturimi me ngjyra vaji teknike e dores se dyte

Punimet e fazes me te hershme deshmojne se, Adem Kastrati, fillimisht ka pikturuar me ngjyra vaji, dhe se kete teknike e ka praktikuar gjate tere karrieres se tij artistike. Numri i konsiderueshem i pikturave te punuara me ngjyra vaji kryesisht ne pelhure, flet se edhe kete teknike ai e ka kultivuar dhe e ka persosur vazhdimisht si ne aspekt teknologjik ashtu edhe ne ate koloristik. Here pas here, neper ekspozitat e ndryshme, Kastrati, prezantohej me krijimtari ku dominonin pikturat me ngjyra vaji ne pelhure. Pikturat e realizuara ne tekniken e vajit fillimisht permbanin kolorit diç me te kufizuar, por me kalimin e kohes ai behet me i qarte dhe me mbreselenes. Koloriti shquhet per shkelqim me te theksuar gje qe konsiston me tendencen e piktorit per ngjashmeri dhe pershtatshmeri me tematiken dhe motivin e perzgjedhur. Here - here pikturimin me ane te vajit ne pelhure e ka shoqeruar edhe me grimca te dheut, duke fituar keshtu nje teknike te kombinuar, por qe nga kjo menyre e pikturimit nuk ka lene ndonje numer te theksueshem veprash.

                                     

16. Vizatimi

Sado qe vizatimi duket sikur qendron ne plan te dyte, megjithate, duhet theksuar se Kastrati, me kujdes dhe me mjeshtri te veçante e ka kultivuar edhe kete gjini figurative. Vizatimi, te cilin ky piktor vazhdimisht e ka hulumtuar dhe e ka persosur, ne krijimtarine e tij paraqitet ne funksion te dyfishte, pra si gjini ne vete figurative, por edhe si komponent percjelles i piktures, duke i vene keshtu ne raport dhe funksion te barabarte vijen me ngjyren. Duke realizuar nje relacion me te besueshem permes simbiozes ngjyre - vije, Kastrati, ka perfituar konstruktin e formes tejet te pasur artistike ne krijimtarine e tij.

                                     

17. Vizatimi udherrefyes i pikturimit

Aq sa e ka njohur ngjyren, duket se, Adem Kastrati, po aq mire e ka njohur dhe e ka praktikuar edhe vijen linjen. Duke iu permbajtur motos se tij" Asnje dite pa hequr nje vije”, ai arrin qe ndjeshmerine ndaj linjes se shprehur me ane te lapsit ta plotesoje nepermjet nuancave te rafinuara. Me menyren e vizatimit te tij ai arrin t’i tejkaloje efektet ilustruese te metodes se verizmit, duke e ngritur keshtu ate gjini ne nivelin e nje krijimtarie te mirefillte artistike. Ndaj, kur merret parasysh natyra e krijimtarise se Kastratit, mund te konstatohet se vizatimi i tij paraqet fillimin, thelbin dhe formesimin e seciles shpalosje kreative. Si rrjedhoje e ketij konstatimi del se i pamohueshem eshte karakteri piktural i vizatimit te tij. Vizatimin, i cili ne thelb permban karakteristikat realiste, jo rralle here Kastrati e shfrytezon si skice paraprijese gjate pikturimit. Duke u bazuar nga veprat e shumta te krijuara, shihet qarte se kjo gjini perbene nje qasje personale autentike krijuese te ketij artisti. Ndonese, Kastrati, edhe ka deklaruar:".punoj pa skica…”, megjithate, po te verehet ca me kujdes krijimtaria e tij, nga vete menyra e pikturimit dhe nga gjurmet e dukshme te lapsit, mund te konstatohet se piktori e ka perdorur,skicimin ne siperfaqet e pelhurave si parapergatitje per realizimin e pikturave te tij. Karakteristikat figurative te kesaj gjinie jane te kushtezuara nga me shume momente, ndaj edhe krijimtaria vizatimore e tij shpalohet ne permbajtje te shumta tematike. Origjinaliteti krijues dhe shumellojshmeria tematike ka ndikuar qe edhe nepermjet vizatimit ai me pasion te ve ne pah ankthin, epshin, mistiken, endrren, vegimin, etj. Prandaj eshte i qendrueshem konstatimi qe krijimtaria vizatimore e Kastratit i ka sherbyer si udherrefyes pergjate karrieres se begatshme krijuese te tij.

                                     

18. Procesi dyzetvjeçar krijues i Kastratit

Ndonese, nepermjet kesaj ndarje neper faza nuk pretendohet se eshte arritur plotesisht seleksionimi i synuar, megjithate, ne kete menyre krijohet mundesia deri diku e nje pasqyrimi te nje lidhshmerie me te perafert dhe me te sistemuar te dinamikes zhvillimore dhe permbajtjes se krijimtarise dyzetvjeçare te Kastratit. Krijimtaria e tij artistike ka kaluar ne keto kater faza: Faza e krijimtarise se hershme 1958 – 1962; Faza e konsolidimit te pikturimit me ngjyra dheu 1962 – 1968; Faza e deshmimit artistik ne planin nderkombetar 1968 – 1988; Faza e kompozicionit te drames kombetare 1988 – 2000.

                                     

18.1. Procesi dyzetvjeçar krijues i Kastratit Faza e krijimtarise se hershme 1958 – 1963

Nga shenimet dhe publikimet e konsultuara mesohet se krijimtaria e Adem Kastratit ka filluar qe ne rinine e hershme te tij. Veprat e kesaj faze, qe per fat te keq jane ruajtur shume pak ne nje fare menyre deshmojne se kjo eshte koha kur piktori fillon te dale para publikut. Fazen me te hershme te krijimtarise se tij e karakterizon pikturimi me ngjyra vaji ne pelhure, por nuk mungojne as vizatimet si dhe ndonje skulpture. Krijimtaria e fazes se pare, e cila fillon nga viti 1958 dhe vazhdon deri ne vitin 1963, te cilen kritiku, Engjell Berisha e ka pagezuar si" E kaluara e hidhet”, kryesisht eshte me tematike me permbajte sociale. Pikturat permbajne figura njerezish qe enden neper fushat e shkretuara nga skamja dhe varferia. Kryesisht keto jane pamje me tematike nga Lufta Nacional-Çlirimtare. Perball figures se njeriut, jo rralle here piktori vendos lule te venitura dhe sidomos pemen e thyer dhe gjembat e saj qe bartin simboliken dramatike te rrefimit. Sipas Kastratit, edhe njeriu edhe pema, si dy gjallesa te pafajshme, jo rralle here e pesojne njesoj. Eshte per t’u theksuar fakti se, Kastrati ka zgjidhur me sukses problemin e vendosjes se kompozicionit dhe drejtpeshimit simetrik figural. Me kalimin e kohes disa nga veprat, si pikturat ashtu edhe vizatimet, shquhen per nje qasje tjeter te avancuar figurative. Me kete, Kastrati, paralajmeron se dalengadale po le pikturimin tradicional realist dhe i futet kerkimit te formave te reja me shprehje ekspresive artistike. Ne punimet e kesaj faze te shprehura me gjuhen real - ekspresive, piktori perdor planin e pare piedestalin dhe prapavijen sfondin, me te cilat e ploteson teresine e kompozicionit. Ne nderkohe qe nepermjet dominimit te ngjyrave te erreta shpreh atmosferen e kohes qe i perket permbajtja tematike. Por, nuk vonon shume, kur Kastrati, terheq vemendjen me zbulimin e teknikes se panjohur deri me atehere per artin figurativ, ate te perdorimit te dheut te paster si ngjyre per pikturim. Nderkaq, duhet theksuar se ne perfundim te kesaj faze krijuese, Adem Kastrati, tematiken sociale e pasuron edhe me ane te nje ciklit te ri pikturash, te titulluar: Bukederguese’’ i cili do jete i pranishem deri ne perfundimin e fazes se dyte ne vitin 1967 te krijimtarise se tij, kurse gjate fazave te mevonshme kjo teme haset shume rralle.

                                     

18.2. Procesi dyzetvjeçar krijues i Kastratit Faza e konsolidimit te pikturimit me ngjyra dheu 1962 – 1968

Gjate fazes se dyte, Adem Kastrati i perkushtohet me seriozisht teknikes se re te pikturimit me ngjyra dheu. Koha deshmoi se filtrimi i pigmenteve te pasura te ngjyrave te dheut nga vendlindja i hapi shtigje per avancimin e pikepamjeve te reja figurative dhe afirmimin e tij artistik. Krijimtaria e kesaj periudhe nenkupton edhe fazen e konsolidimit artistik te Adem Kastratit, e cila identifikohet njeheresh edhe me perpjekjet e mbindertimit te nje identiteti me te profilizuar figurativ. Asokohe ai paralajmeronte nje kreativitet te ri artistik, nepermjet te cilit reflektohej kultura e mirefillte akademike figurative e tij. Si rrjedhoje edhe pikturimi i tij, gjithnje me shume çlirohej nga" vrazhdesite” dhe" pakorrektesite” e deformimeve figurative te fazes fillestare. Orientimet e reja artistike te shprehura me ane te gjinive tradicionale figurative, gravitonin drejt nuancave te pasura te etnologjise nacionale, te cilat pershkoheshin nga specifikat sociale te tokes kosovare. Cikli i pikturave te fazes pas vitit 1962, i pagezuar si," Konservimi i artit popullor”, permban tematiken folklorike, e cila eshte e pranishme pothuajse gjate tere krijimtarise figurative te Adem Kastratit. Ne kete faze fillon te qartesohet me shume figura e njeriut, e cila gjithnje me shume merr tiparet e portretit. Personaliteti i nenes me femijen behet nje lajtmotiv tematik dhe artistik te cilin piktori e trajton deri ne pakufi, figura keto qe kryesisht qendrojne te sistemuara ne plan te pare, shfaqen te stermadhuara, me gjymtyre dhe pjese tjera te trupit te deformuara, siç jane: dora shuplaka, kemba shputat. Ne opusin e krijimtarise se kesaj faze vemendjen e terheq struktura e pasur plastike e kompozicioneve, para se gjithash, menyra e grupimit te figurave portreteve te personazheve, te cilat zakonisht vendosen ne forme rrethore ose ne kolona paralele. Kastrati ne kete menyre kerkon zgjidhjet dydimensionale, duke zbatuar me shume linearizem dhe formacione te shpeshta te koloritit ku ne te shumten e rasteve dominojne tonet e ngrohta. Ne vazhden e persosjes teknike, pikturat dhe vizatimet e kesaj periudhe pershkohen edhe nga elementet" naive” por te perdorura qellimisht, te cilat marrin trajten e nje metode te veçante figurative ne krijimtarine e Kastratit. Ketu bejne pjese skenat figurative me rrefime nga femijeria te ndertuara ne kundershtim me ligjet e perspektives. Ne hapesira te njejta jane vendosur figurat asimetrike dhe deformimet tjera. Me reduktimin e detajeve dhe atributeve tjera vizuale, piktori arrin efektet e shprehjeve te veçanta figurative, te cilat nga kontekstet ekspresioniste synojne drejt trajtave surrealiste. Kete e ka konstatuar edhe Sonja Abaxhieva, e cila shprehet:" Kastrati gradualisht u afrohet surrealisteve.por duke shtuar edhe noten e filozofise se tij personale mbi te kuptuarit e realitetit qe e rrethon ate, gje qe paraqet njeheresh elementin me atraktiv te pikturave te tij”. Kjo tematike e re, e cila per kah permbajtja eshte me karakter social, kurse per kah forma ajo merr pamjen e rrefimit autobiografik, shprehet tek veprat e shumta kushtuar botes femijerore, e cila vazhdon te jete e pranishme pothuajse gjate tere krijimtarise se tij. Me kalimin e kohes, gjuha artistike e Kastratit behej akoma me e qarte, me ate qe ajo merrte premisat simbolike dhe alegorike te bashkerenduara me vete narracionin specifik figurativ. Vemendja e perceptimeve estetike te piktorit, gjithnje me shume vazhdon te perqendrohet te sekuencat e perditshmerise dhe tradites zakonore shqiptare, siç jane: dasmat, ndejat neper oda, dhe sidomos sofra si nje ritual ditor. Perveç, figuracionit rudimentar ne siperfaqe dydimensionale me theks te perqendruar tek ambientet rustike – rurale dhe permbajtjet tematike etno-sociale dukshem vjen ne shprehje edhe nje game me e shndritshme e koloritit.

                                     

18.3. Procesi dyzetvjeçar krijues i Kastratit Faza e deshmimit artistik ne planin nder kombetar 1968 – 1988

Gjate kesaj periudhe, e cila e perfshin intervalin kohor prej dy dekadash, duke filluar qe nga viti 1968 dhe vazhdon deri ne vitin 1988, begatohet akoma me shume llojshmeria tematike dhe heterogjenia stilistike. Prandaj, kjo periudhe merret edhe si faza e konsolidimit dhe e deshmimit te tij artistik. Duke iu nenshtruar sfidave te artit modern te kohes, pa i mohuar disa nga pikepamjet e deriatehershme te tij artistike, Kastrati gjeti menyra alternative per sendertimin e nje doreshkrimi akoma me autentik stilistik. Me persosjen e metutjeshme te teknologjise se pikturimit me ngjyra dheu, ai njekohesisht vihet edhe para nje sprove tjeter, ate te deshmimit si krijues para publikut jashte hapesires shqiptare. Kjo eshte koha kur Kastrati deperton ne skenen e gjere artistike te Jugosllavise se atehershme, kurse nepermjet saj edhe ne planin nderkombetar. Qyteti bregdetar i Kroacise, Dubrovniku, tani me po behej" foleja” e dyte krijuese e tij. Ne kete qytet ai u perball me nje publik me te kultivuar, si dhe ndjeu peshen e vleresimit te nje kritike me te specializuar dhe me te mprehte artistike. Katermbedhjete here prezantim ne kete qytet, brenda dy dekadave, diktuan dukshem formimin dhe mbindertimin e metutjeshem artistik, kurse, krijimtarise se tij te viteve te ardhshme i dhane orientime te reja ideo – estetikе dhe stilistike. Ne lidhje me prezantimin ne qytetin me kulturor mesdhetar pasuan edhe nje mori shkrimesh, veshtrimesh dhe analizash e kritikash me te specializuara mbi krijimtarine e tij artistike. Permbajtjet e ardhshme tematike figurative kryesisht inspiroheshin nga gjendja sociale, politike dhe morale e kohes nga mjedisi nga i cili vinte piktori. Por tani shfaqet edhe krijimtaria e inspiruar nga idila dimerore. Ai vazhdon te shprehet nepermjet nje gjuhe me te qarte dhe me te sinqerte figurative, ku dominone paraqitja e elementeve folklorike dhe pamje nga perditshmeria e vendlindjes se tij, te shprehur me ndjenjen e valerit nepermjet nje stilizimi te sakte dydimensional dhe me linearizem me te theksuar. Pikerisht eshte tema e folklorit popullor ajo qe me shume se te gjitha tjerat qe e ka inspiruar Kastratin per te eksperimentuar gjate kesaj faze. Me paleten e tij te paster, piktori eshte perpjekur qe ne menyre te veçante ta paraqes pasurine folklorike e cila buron nga thesari i pasur i trashegimise kulturore qe eshte krijuar ne menyre te shkelqyeshme nga artisti popullor. Ne koloritin e krijimtarise se kesaj faze hetohet nje freski e re, sidomos ne menyren e perdorimit te ngjyrave te dheut, te cilat tani me shfaqen diç me te çeleta. Ne menyre me te kujdesshme ato sikur i kundervihen njera - tjetres, ku spikasin e gjelbra e hijshme, okra dhe ngjyra e karafilit.".Keto ngjyra te kembyera ne ate menyre sjellin optimizmin e piktorit, gje qe reflektohet ne pelhurat me te reja te tij”, ka shkruar Lucia Aleksiç. Paleta valeri e punimeve te tij sa vinte me shume pasurohej edhe me ngjyra tjera, siç jane e bardha si debora, e verdha - limon, e gjelbra dhe e kaltra e zbehte, oker, si dhe nuanca te kuqerremtes dhe te zezes si qymyri, etj. Gjate kesaj faze, Adem Kastrati, i perkushtohet akoma me fuqishem edhe motivit te aktit femeror te apostrofuar me elemente te erotizmit qe si provokim artistik lidhet edhe me sistemin mental dhe guximin krijues te autorit. Trajtimin e ketij motivi, te cilin e kishte prekur fare pak qe ne fillim te karrieres, pastaj pjeserisht gjate viteve te 60 -ta, kurse akoma me fuqishem i rikthehet gjate viteve 80 – ta, dhe sidomos gjate viteve 90 – ta te shekullit te kaluar, e pat ngritur ate pothuajse ne ciklin me veçori me autentike te krijimtarise se tij.

                                     

18.4. Procesi dyzetvjeçar krijues i Kastratit Faza e kompozicionit te drames kombetare 1988 – 2000

Faza e fundit krijuese e Adem Kastratit, nderkaq, mund te merret edhe si periudha me shperthyese, me e begatshme dhe me e pjekur ne planin ideo - estetik. Kjo faze zgjat rreth dymbedhjete vite, pra, deri ne çastet e fundit te jetes se piktorit. Krijimtaria e kesaj faze shperfaqet si rrjedhoje e nostalgjise se artistit per te kaluaren, per vendlindjen, femijerine e rinine e tij. Nuk mungojne as temat sociale me karakter urban. Por nje interesim te veçante tregon per ngjarjet historike te popullit shqiptar. Kompozicionet e tij perbejne nje sinteze estetike – figurative ne te cilat dominojne skenat me permbajtje etno – historike nga e kaluara me e larget dhe dhjetevjeçarit te fundit. Lirisht mund te konstatohet se krijimtaria e kesaj periudhe, perveç vleres estetike, bart edhe elemente dokumentare te zhvillimeve socio – politike me te cilat perballej shoqeria shqiptare gjate shekullit te kaluar. Epoken e tij intensive krijuese, krahas tematikes nga historia kombetare, Adem Kastrati e begaton edhe me tematiken fantastike e cila paraqitet kah fundi i viteve 70 – ta per t’iu rikthyer here pas here gjate viteve 80 – ta, kurse e intensifikon akoma me shume kah gjysma e dyte te viteve 90 – ta te shekullit te kaluar. Nga kjo tematike e cila buron nga mitologjia, legjendat dhe perrallat popullore shqiptare, piktori ka realizuar tablo qe lidhen me sekuencat nga rrefimet fantastike me karakter simbolik. Duke u bazuar ne menyren e ndertimit figurativ dhe artistik, duket se kete faze e karakterizon kompozicioni historik i pervuajtjeve dramatike te shqiptareve. Thellesine e kompozicioneve me dramatizim te theksuar, Adem Kastrati e materializon me ane te skemave tejet te guximshme te simbolikes surrealiste, por te pershkuara nga nje patetike diç me te permbajtur, nga ekspresiviteti i ngjeshur si dhe nga nje formesim monumental te figurave njerezore. Ate qe e parandiente vete autori, kah fundi i viteve 80 – ta te shekullit te kaluar, kishte te beje me gjendjen dramatike qe e perjetonte kombi shqiptar, e Kastrati disi po e paralajmeronte nepermjet disa strukturave ideo – estetike figurative. Si rrjedhoje edhe piktura e tij gjithnje me shume identifikohej me imazhe tronditese te demonstruara me shume ekspresivitet. Tablote e tij, tani te ndertuara nepermjet formateve me te medha, shfaqen me shume figura, me portrete grupore, me histori te ndryshme tronditese nga e kaluara e hershme dhe aktualiteti i popullit shqiptar. Krahas ciklit te inspiruar nga ngjarjet e viteve te Luftes se Kosoves, ai njekohesisht trajton edhe ngjarjet tragjike te vitit 1997 qe e perfshine Shqiperine. Keto piktura, si dhe shume te tjera si ato, flasin se Kastrati ne menyre tejet origjinale figurative e sublimon artistikisht te kaluaren dhe te tashmen e rende te popullit shqiptare. Krijimtaria e kesaj faze permbyllet me ciklin kushtuar temes se eksodit te shqiptareve te Kosoves, te cilet nga represaliet sociale e politike te ushtruara nga forcat policore – ushtarake serbe, u detyruan qe t’i braktisin vatrat e tyre, ne kerkim te vendeve me te sigurta per te shpetuar koken u shperngulen kah mos neper bote. Turmat e njerezve, vuajtjet dhe perjetimet e tyre, Kastrati i shpreh diç me ndryshe ne aspekt figurativ, te cilat tanime marrin trajta te figurave gjysme-reale apo gjysme-abstrakte.

                                     

19. Ekspozitat individuale

Viti 1961

  • Shkup organizuar nga Qendra Informative Kulturore, qershor, 1961, 21 vepra, vaj.
  • Ferizaj, organizuar nga Biblioteka e Qytetit, ne foajene e Bibliotekes se Qytetit, muaji s’dihet, 1961, nuk dihet numri i veprave, as teknikat. mbase eshte e njejta ekspozite e Shkupit!?

Viti 1962

  • Prishtine, organizuar nga Bashkesia per Kulture dhe Arsim, foajea e kinemase" Rinia”, tetor, 1962, 25 vepra, dhe ne pelhure.

Viti 1968

  • Dubrovnik, organizuar nga LSJ, ne sallen e poshtme te Shtepise se Sindikatave te Dubrovnikut, 11 – 20 gusht, 1968, 50 punime, dhe ne pelhure.

Viti 1970

  • Opatia, organizuar nga manifestimi" Vera e Opatise", ne Galerine e Qytetit, 1- 20 qershor, 1970, s’dihet numri i punimeve, teknikat ne vaj e dhe.

Viti 1971

  • Beograd, organizuar ne ambientet e Ambasades se SHBA – ve, 18 – 31, 10, 1971, s’dihet sa punime, s’dihen as teknikat.
  • Dubrovnik, organizuar nga LSJ, ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave te Dubrovnikut, korrik, 1971, s’dihet sa punime, teknike e kombinuar.

Viti 1972

  • Dubrovnik, organizuar nga LSJ, ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave te Dubrovnikut, korrik, 1972, s’dihet sa punime, teknikat vaj e dhe.

Viti 1973

  • Shkup, organizuar ne foajene e Teatrit te Kombesive, s’dihet muaji, 1973, s’dihet sa punime, s’dihet as teknika.
  • Shkup, organizuar nga Qendra Informative Kulturore, s’dihet muaji, 1973, nuk dihet numri i punimeve, s’dihet as teknika.
  • Dubrovnik, organizuar nga LSJ, ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave te Dubrovnikut, korrik, 1973, 31 sa punime, teknikat vaj e dhe.

Viti 1974

  • Prishtine, organizator SHAFK, foajea e Teatrit Krahinor, 15 – 22 nentor, 1974, s’dihet sa punime, dhe ne pelhure.
  • Cavtat, organizuar nga Galeria e Artit" Sebastian - Croatia” ne Dubrovnik, salla ekspozuese e Hotelit" Croatia” Cavtat, 20 qershor – 15 korrik, 1974, s’dihet sa punime, s’dihen as teknikat.

Viti 1975

  • Gjilan, organizuar nga" Takimet e Vendlindjes”, salla ne Shtepine e Kultures, maj – qershor, 1975, s’dihet sa punime, dhe ne pelhure.

Viti 1977

  • Dubrovnik, organizuar ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave, gusht, 1977, s’dihet sa punime, s’dihen as teknikat.
  • Dubrovnik, organizuar ne foajene e Tetarit" Marin Drzhiq”

Viti 1979

  • Prishtine, organizuar nga Shtepia e Rinise" Boro e Ramizi”, 15 - 30 janar, 1979, rreth 100 punime, 40 piktura ne vaj, 60 dhe ne pelhure

Viti 1980

  • Mynih,organizuar ne Galerine e vogel" Holzinger”, vere, 1980, 20 25 punime, dhe ne pelhure.

Viti 1981

  • Dubrovnik, organizuar ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave, gusht, 1981, s’dihet sa punime, s’dihen as teknikat.
  • Shtutgard, organizuar ne Galerine" Chvojka”, mars, 1981, nuk dihet sa punime, nuk dihen as teknikat.

Viti 1983

  • Paris, organizuar nga Galeria Shteterore Epinnay s/Seine, Qendra per Kulture e Rekreacion, s’dihet muaji, 1983, 31 punime, s’dihen as teknikat ndoshta teknika dhe ne pelhure?

Viti 1984

  • Paris, organizuar nga Galeria" Terres du Marais”.

Viti 1985

  • Dubrovnik, organizuar ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave, 171 gusht, 1985, s’dihet sa punime, s’dihen as teknikat.

Viti 1986

  • Mazara dell Vallo, organizuar ne kuader te" Diteve te Mesdheut”, ne Qendren e Kultures se Pergjithshme”, prill, 1986.

Viti 1988

  • Gjeneve, organizuar ne Pallatin e Kombeve te Bashkuara, janar – shkurt, 1988, 15 50 punime, dhe ne pelhure.
  • Dubrovnik, organizuar ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave, 15 – 25 gusht, 1988, s’dihet numri i punimeve, s’dihet as teknikat.

Viti 1990

  • Dubrovnik, organizuar ne sallen ekspozuese te Shtepise se Sindikatave, gusht, 1990, s’dihet sa punime, s’dihen as teknikat.

Viti 1993

  • Tirane, organizuar nga Galeria Kombetare e Artit, qershor – korrik, 1993, 1995,
  • Manastir, organizuar nga Festivali Nderkombetar i Muzikes Klasike" Interfest”, Galeria Artistike, 2 – 13 tetor, 1995, 40 punime, dhe ne pelhure

Viti 1995

  • Shkup, Qendra Informative Kulturore…
  • Shkup, organizuar nga Qendra Maqedonase per Informata dhe Lidhje MILS, korrik.

Viti 1997

  • Gostivar, organizuar me ndihmen e Institutit Shoqeria e Hapur Maqedoni, Pallati i Kultures, 1997, s’dihet sa punime, s’dihet as teknika.
  • Shkup, ne foajene e Teatrit te Kombesive.

Viti 1998

  • Struge, organizuar ne kuader te Javes Kulturore Shqiptare, Festivali" Kenge Jeho”, ne foajene e Pallatit te Kultures, gusht, 1977, 14 punime, dhe ne pelhure.

Viti 1999

  • Shkup, organizuar ne foajene e Teatrit te Kombesive, 1999, s’dihet sa punime, dhe ne pelhure.
                                     

19.1. Ekspozitat individuale Ekspozitat kolektive

Viti 1958

  • Prishtine, ka marr pjese pothuajse ne te gjitha ekspozitat e organizuara nga Shoqata e Artisteve Figurativ te Kosoves nga viti 1958 deri ne vitin 2000.

Viti 1963

  • Beograd, organizuar nga Shtepia e APJ – se, Galeria, nga 11 – 20 prill, 1963, kater punime, dhe ne pelhure.

Viti 1965

  • Shkup, ka marr pjese pothuajse ne te gjitha ekspozitat e organizuara nga Shoqata e Artisteve Figurativ te Maqedonise nga viti 1965 deri ne vitin 2000.

Viti 1969

  • Ulqin, organizuar nga Shtepia e Kultures se qytetit, s’dihet muaji, 1969, 6 punime, dhe ne pelhure.

Viti 1979

  • Prishtine, Krijuesit kosovare te cilet krijojne jashte Kosoves, Galeria e Arteve, 19 – 26 nentor, 1979, 8 punime, dhe mbi pelhure.

Viti 1981

  • Prishtine, organizuar nga SHAFK, Salloni Pranveror, Galeria e Arteve, maj, 1981, 2 punime, dhe ne pelhure.

Viti 1986

  • Paris, organizuar nga Galeria Nderkombetare, Paris, 7 punime, dhe ne pelhure.
                                     

19.2. Ekspozitat individuale Ekspozitat post mortum

Viti 2001

  • Prishtine, organizuar nga SHAFK, Galeria e Arteve, 8 janar – 8 shkurt, 2001, 40 punime, dhe ne pelhure, vaj ne pelhure, teknik e kombinuar.

Viti 2013

  • Shkup, organizuar me rastin e 5 vjetorit te Pavaresise se Republikes se Kosoves, nga Ambasada e Republikes se Kosoves ne Shkup, Galeria Nacionale e Maqedonise se Veriut – Hamami i Daut Pashes, Shkup.

Viti 2014

  • Prishtine, organizuar nga Galeria e Ministrise se Kultures se Republikes se Kosoves, ne muajin shkurt te vitit 2014, Prishtine.

Viti 2018

  • Shkup, Ekspozite retrospektive organizuar me rastin e 85 vjetorit te lindjes se piktorit Adem Kastrati dhe me rastin e 70 vjetorit te themelimit te Galerise Kombetare te Maqedonise se Veriut.
                                     
  • ridrejtojë direkt te faqja e duhur. Emri dhe mbiemri Adem Kastrati mund të qëndrojë për disa persona: Adem Kastrati piktor shqiptar Adem Kastrati aktor
  • Adem Kastrati Shkodër, 13 shkurt 1909 - 14 qershor 1972 ka qenë zanatçi, humorist, aktor i teatrit dhe Estradës së Shkodrës. Luajti me sukses në më
  • nëpër burgje të regjimit komunisto - fashist të dërmuar edhe për vdekje : Adem Kastrati Ahmet Avdyl Avdimetaj Babush Tali Bajram Spahiu Faik Jakupi Gani Gashi
  • Besnik dhe Betim Malaj Fadil Adem Kastrati Bujar Biqku Motrat Ahmeti Zyhrije e Florida Xh. Ahmeti Flamur Abdullah Kastrati Ganimete Jakup Latifi Mirsije
  • Shpejtim Kastrati ka lindur më 13 janar 1976 në Rahovec, është aktor kosovar, jeton dhe punon ne Prishtinë. Kukumi - Isa Qosja, Pjesemarres, KosovaFilm
  • ishte i dënuar me 6 vite me shume shokë të idealit Grupi i Adem Demaçit ku Isa Kastrati ishte në vuajtje të dënimit, pa dalur nga burgu dënohet edhe
  • Toptani veprimtar i çështjes kombëtare dhe gazetar shqiptar. 24 shtator - Adem Kastrati piktor i vetëm në botë që pikturoi me ngjyra të dheut. 19 tetor - Mahir
  • Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit ? Më 7 shkurt 1976 pas shtatë ditë gjykimi Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të
  • Alushani Imer R. Krasniqi Imer Berisha Isa A. Havolli Isa S. Kastrati Islam Kastrati Ismail Adem Luma Ismet H. Ukaj Ismet S. Rama Ismet S. Uka Ibrahim Fejzullahu
  • Pakistanit. 30 Janar - Adolf Hitler bëhet kancelar i Gjermanisë. 15 Janar - Adem Kastrati piktor akademik 20 Janar - Ron Townson, këngëtar amerikan The Fifth
                                               

Adem Kastrati (kthjellim)

Kjo faqe ben kthjellimin e titujve qe kane per baze Adem Kastrati. Nese nje lidhje e brendshme ju solli ketu, ju lutemi, ndryshojeni lidhjen ne fjale qe te ridrejtoje direkt te faqja e duhur. Emri dhe mbiemri Adem Kastrati mund te qendroje per disa persona: Adem Kastrati aktor Adem Kastrati, piktor shqiptar