Back

ⓘ Historia e fshatit Kravenik. Per historine e vendbanimit Krivenik egzistojne disa versione. Sot e kete dite nga me te moshuarit e vendbanimit por edhe banoret e ..




Historia e fshatit Kravenik
                                     

ⓘ Historia e fshatit Kravenik

Per historine e vendbanimit Krivenik egzistojne disa versione. Sot e kete dite nga me te moshuarit e vendbanimit por edhe banoret e tjere mund te degjohen versione te ndryshme se si eshte krijuar vendbanimi, prej nga rrjedh emri Krivenik etj. Perveç gojedhenave, historise se Krivenikut i jane kushtuar rendesi shume te madhe sidomos ne aspektin e luftes si vend historik. Kriveniku eshte nje vendbanim i vjeter iliro – dardan, ku eshte zbuluar nekropoli ne bregun e djathte te lumit lepenc. Zbulimet e nje llambe te qeramikes me ganiture brezi te bronxit, pllaka stella prej guri, monedha bronxi ne ket vendbanim tregojn edhe lashtesin e ketij vendi dhe autoktonine e banoreve te saj. Ne dokumentet e shkruara permendet ne regjistrin sumar turk te tokave te mekembesit te shkupit, Isa Beg-Is’hakut ne vitin 1452 dhe kishte 30 shtepi,7 te veja e 2 beqare, po ashtu ne defterin e vitit 1468 kishte 33 shtepi dhe 5 te veja. Sa i perket gjenezes se Emrit Krivenik, nuk ka te dhena te mjaftueshme dhe te sakta per prejardhjen, mirepo dihet se ky emer i vendbanimit Krivenike eshte shume i lashte dhe baza eketij emir rrjedh nga fjala nikaj, ne vilajetin e shkupit permendet si vendbanim me emrin NIKAJ.

Sipas nje studimi te profesor Shaban Qupit Kriveniki e ka mare emrin nga nje ndodhi ne te kaluaren.Dy udhetare qe e kishin marre rrugen per te arritur ne nje vend te caktuar gjate rrugetimit te tyre jane ulur per te pushuar nen hyjen e nje druri qe ka qene ne oborr te xhamis,ati afer ka qene nje kro i ujit me mbishkrim NIKU qe eshte ndertuar nga banoret qe ne kohrat me te hershme.Me kete rast ata e kane shfryetzuar kohen per te pushuar edhe per te ngrene, ku me vete kishin vetem buke dhe gjat pirjes uje ne ate vend nga aj kro ata udhetare u freskuan dhe vazhduan rrugen dhe pikrisht nga aj moment vendi ka sherbier si orientim per udhetaret tjere dhe eshte thene" Mund te pini uje tek kroji i nikut, Nga kjo mendohet se rrjedh edhe emri i vendbanimit Krivenik.

Gjate shekujve te kaluar, ky vendbanim ka pesuar ndryshime si ne numrin e banoreve te saj poashtu edhe ne ngritjen ekonomike dhe shoqerore,varesisht prej stuhive te kohes. Neper keto treva kane kaluar shum ushtri pushtuese,te cilat kane lene edhe gjurmet e veta,por nuk kane arritur qe ti shkulin shqipetaret nga trojet e tyre te lashta. Shume banore te vendbanimit pas pushtimit serb te Kosoves dhe te ketyre trevave 1912,u vrane dhe udebuan me dhune per ne Turqi, Maqedoni,Shqiperi dhe vende te tjera.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

1.Prof.dr.Shaban Qupi dhe prof.sc. Emrush Dernjani-" Hani I Elezit me rrethine, 2001,Prishtine

Kjo dhune dhe ky terror i pushtuesit serb mbi popullsine e kesaj ane vazhdoi gjate ter shek.XX-te. Gjate ketij fundeshekulli, numri i popullsise ka pesuar renje pasi qe shume banore migruan dhe disa u vrane,keshtu gjate vitit 1991 Kriveniku kishte 789 banore ndersa ne vitin 1999 kishte 411 banore shqipetar.

Sipas regjistrimit te fundit tani vendbanimi ka mbi 850 banore me 250 shtepi. Sipas rrefimit te Musa Viles ish imam i xhamis me vite te tera tash ne moshen 95 vjeqare thot se Banoret e Krivenikut asnjeher nuk jane derzuar per vendin e tyre as ne kohrat me te lashta as sot edhe pse kane pasur nje historik te hidhur, ata kan qen gjithmon nen sundimin e shum ushtrive siq ishin ushtria turke dhe ajo jugosllave ku ne vitin 1690 vendi u djeg tersisht.

Dashuria per atedhen dhe vendlindjen nga banoret ka bere qe te kthehen ne vendlindje dhe te mirren me bujqesi dhe blegtori,ndersa nje numer i vogel ishin punesuar ne,SHARR” ne Han te Elezit dhe ne ndermarrje tjera prej nga e siguronin ekzistencen e familjeve te tyre. Ne vitet e shtatedhjeta, me hapjen e Universitetit te Prishtines fillon ngritja e vetedijes dhe permirsimi i kushteve te shkollimit tek te rinjet e kesaj ane,ku nje pjese e tyre i vazhduan studimet neper fakultete te profileve te ndryshme.Kjo beri qe vendbanimi Krivenik te jet njeri prej vendbanimeve me te shkolluara te rrethit te Hanit te Elezit, i cili ka kuadra te gjitha profileve.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

2.Po aty.

Poashtu me organizimin e levizjes per çlirim Kombetare nga pushtuesit serbosllave, studentet dhe te rinjet e ketij vendbanimi dhane nje kontribut te rendesishem ne luften çlirimtare te UÇK-se ku shume te rinje moren pjes ne luftimet me forcat serbe neper fronte te ndryshme te luftes neper Kosove. Ne altarin e lirise rane shume deshmore, ku ne mesin e tyre ishte edhe mesuesi Ilaz Thaçi i cili me vite te tera sakrifikoi dhe nxjerri gjenerata te shumta nga ky vendbanim.Vendbanimi ndahej ne dy pjese me saktesisht ne dy lagje qe njiheshin si" mehalla e eperme” dhe" mehallen e poshtme,

Mehallen e eperme e perbejne familjet e Berishve,Thaçve,Krasniqve ndersa mehallen e poshtme e perbejne familjet e Qajanve dhe ajo e Lecve. Si familje me te vjetra ne vendbanim llogariten familja Krasniqi qe e tregon edhe vendosja e hershme e ketyre familjeve rreth lumit lepenc.Me kalimin e shekujve banoret e vendbanimit Krivenik kane ndertuar shtepi ne menyr qe sot vendbanimi te kete shtrirje hapesinore.

Perveç lagjeve qe kane toponimet e tyre, ne vendbanimin Krivenike edhe fushat, malet dhe bjeshket i kane toponimet e tyre. Kryesisht dominojne fjalet shqipe ne emertimin e tyre mirepo nuk mungojne edhe sllavizmat. Sa i perket maleve dhe Fushave jane te njohura vendet si: Fusha e Frashnit,Ara te Vorret,Arat ne Kisha,Shullani i Isbegut,Lapgjani,Ara e Biznakut,Kepi i Shipes,Lama e Spahise,Lugi i Megjeve,Te Krojnat,Lugi i Sharovit,Kodra e Hurdhes,Shullani i Vneshtave,Arat e Katunit,Kodra e Rrahit,Arat e Gjata etj.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3. Rrefimi I Imamit te xhamis Musa Vila ne moshen 95 vjeqare.15 maj 2012.

4.Prof.dr.Shaban Qupi dhe prof.sc.Emrush Dernjani,Hani i Elezit me rrethine” 2001,Prishtine -Toponimet ne Vendbanimin Krivenik.fq.61-64