Back

ⓘ Amarda Toska. Pas nje shkeputjeje televizive, pas lindjes se djalit, Amarda sapo ka mbyllur nje sezon te suksesshem televiziv me drejtimin e spektaklit Dancing ..




                                     

ⓘ Amarda Toska

Pas nje shkeputjeje televizive, pas lindjes se djalit, Amarda sapo ka mbyllur nje sezon te suksesshem televiziv me drejtimin e spektaklit" Dancing with the stars”, se bashku me Drini Zeqon ne Vizion Plus, nderkohe qe eshte e angazhuar edhe me biznesin e saj" Ami Event”.

Image Amarda Toska ka lindur ne Tirane, me 5 Janar 1992, ne nje familje gjysme tiranase dhe gjysme korçare. Arsimin fillor e kreu ne shkollen" Jeronim de Rada” ne kryeqytet, ndersa me vone konkurroi ne Shkollen e Baletit, ne te cilen vazhdoi edhe studimet e mesme. Gjate viteve te studimit per balet ka pasur eksperienca te shumta brenda dhe jashte vendit si ne Turqi, Bosnje, Kosove, Maqedoni etj.

Pavaresisht se baleti ishte pasioni, per te cilin ajo investoi shume vite nga karriera e saj, Ami zgjodhi qe studimet e larta t’i ndiqte ne nje dege tjeter. Baleti ne Shqiperi, sipas saj, nuk eshte nje profesion qe premton te ardhme, keshtu qe vendosi te ndryshonte rruge dhe te studionte per Psikologji.

Image Gjate viteve te studimit ka pasur eksperienca te ndryshme televizive me grupe baleti, por edhe me prezantimet e programeve te ndryshme artistike. Ne vitin 2001, Amarda behet pjese e trupes se baletit te Albi Nakos, ne televizionin Klan. Nje vit me vone u be pjese e prezantimit te show-t" Nete vere” ne te njejtin television.

Per disa muaj ka prezantuar nje shorte te perjavshem ne Tv Klan gjate veres se vitit 2003, por po ashtu ka qene ne krah te Silvana Braçes ne Pallatin e Konkreseve duke drejtuar nje konkurs te kenges popullore qytetare. Megjithate, eksperienca me e gjate si prezantuese eshte viti 2003, kur Ami u be pjese e prezantimit te spektaklit te humorit ne" Portokalli”.

Ne krah te Agron Llakajt, ajo qendroi pothuaj per tri sezone. Disa vite me vone, pasi u largua nga" Portokallia” per nje ndryshim ne jeten artistike, Ami u be pjese e nje spektakli tjeter, se bashku me bashkeshortin Ermal Mamaqi," Dancing with the Stars”, te cilin e ka prezantuar per tri sezone.

Ermali dhe Amarda kane dy femije:Djalin Joeli dhe vajzen Sia