Back

ⓘ Tefik Zymberin. Tefik Zymberi u lind ne Verbice te Zhegocit, me 21 dhjetor 1960. Ende pa u ulur ne bankat e shkolles, Tefiku ishte kembengueles qe tia fillonte ..




                                     

ⓘ Tefik Zymberin

Tefik Zymberi u lind ne Verbice te Zhegocit, me 21 dhjetor 1960. Ende pa u ulur ne bankat e shkolles, Tefiku ishte kembengueles qe tia fillonte shkolles me heret se bashkemoshataret e tij. Ne shtatorin e vitit shkollor 1967, ulet ne bankat e fillores ne vendlindje, ne Verbice. Tefiku dallohej nga nxenesit e tjere per nga zgjuarsia, sepse ende pa hyre ne shkolle, kishte mesuar alfabetin. Pra, qe nga klasa e pare e deri ne mbarim te shkolles fillore te gjitha notat i kishte pesa. Per suksesin e shkelqyeshem ishte shperblyer me mirenjohje si nxenesi me i dalluar ne shkolle. Qe ne kete moshe i interesonin me shume letersia shqipe, historia dhe gjeografia. Pasi kreu shkollen fillore, ai u regjiistrua ne gjimnazin Zenel Hajdini, ne Gjilan, Drejtimi Gjuhesor. Çprej shkolles se mesme kishte kuptuar se ndaj popullit shqiptar behej padrejtesi e programuar, dhe heret zgjohet urrejtja e tij ndaj pushtetit. Pas kryerjes se shkolles se mesme, deshira e tij dhe e familjes ishte qe ta vazhdonte shkollimin edhe pse familja e tij varej vetem prej nje pensioni te vogel, mirepo, babai i tij i kishte premtuar: Gjithe pensionin do ta jap qe ti te shkollohesh dhe te behesh i ditur. Shpirti i tij u pershkua nga ngazellimi, kur u sigurua se do ta vazhdonte shkollimin. Keshtu ai regjistrohet ne Fakultetin Filozofik, Dega Letersi dhe Gjuhe Shqipe ne vitin 1979. Ne vitin, 1986 detyrohet ta kryej sherbimin ushtarak ne Nish. Edhe pse e kishte kryer fakultetin, shume vite nuk punoi ne profesionin e tij. Ne kete periudhe kur edhe ne Kosove filluan te frynin erera te procesave demokratike, Tefiku iu mundesua vetem ne malesi ta kapte ditarin e mesuesise, ne fshatin e tij te lindjes, ne vitet 1990-1995. Nga viti 1995 do te punoje ne shkollen fillore Vatra e Diturise, ne Pasjak. Ne vitin, 1993 martohet me Hanumshahe Abdullahun, te cilet u fliuan te dyte se bashku per Kosoven me 15 prill 1999 ne malet e Zhegocit.

                                     
  • edhe në Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve. Me bashkëshortin e sajë prof. Tefik Zymberin nga Vërbica e Zhegocit në pranverë të 1999 u bashkohen radhëve të