Back

ⓘ Shkolla e mesme elektroteknike Gjin Gazulli - themelet e kesaj shkolle jane vene ne vitin 1979. Atehere prane kesaj shkolle mesimi zhvillohej ne profile te ndry ..




                                     

ⓘ Shkolla e mesme elektroteknike Gjin Gazulli

Shkolla e mesme elektroteknike Gjin Gazulli - themelet e kesaj shkolle jane vene ne vitin 1979. Atehere prane kesaj shkolle mesimi zhvillohej ne profile te ndryshme arsimore. Qe nga viti 1987 kjo shkolle eshte vetem elektroteknike dhe si e tille ne kontinuitet forcoi rriten dhe perkushtimin e nxenesve dhe arsimtareve per profesionalizem te metejme dhe nxenie te njohurive te njohurive te reja.

Levizja e vitit 1981 morri karakter te plote kombetar. Pjesetare te kesaj levizje ishin edhe nxenesit e shkolles sone. Demonstratat e 1 dhe 2 prillit ishin me te pergjakshme. Me 2 prill u plagosen per vdekje dy nxenesit maturante te shkolles sone: Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Gjaku i tyre ishte dhe do te jete amanet dhe nuk do te harrohet kurre. Ata i shkruan faqet e rezistences kombetare, qe vazhdoi edhe ne vitet e mevonshme.

Ne vitin 1991 kur regjimi serb nxori me dhune jashte shkolles nxenesit dhe arsimtaret shqiptar, perkunder shantazheve dhe kushteve qe vinin e veshtiresoheshin puna vazhdoi ne shtepi-shkolle. Mesimi shtepi-shkolle u zhvillua perplot tete vite. Si shume shkolla tjera edhe shkollen tone e goditi rende lufta qe u zhvillua ne Kosove, u ndane per gjithmone nga jeta nxenesit Burim Grajqevci- pjesetare i UÇK-es, Uran Ajeti, Latif Krasniqi dhe Kushtrim Kelmendi. Emrat e tyre do te kujtohen gjithmone nga nxenesit dhe mesimdhenesit e kesaj shkolle.

Me 13 shtator te vitit 1999 u rikthyem ne objektin tone shkollor. Atehere shkolla numeronte 1144 nxenes te shperndare ne 33 paralele.

Mbarevajtjen e mesimit e kane mundesuar dhe e mundesojne mjetet e ndryshme qe kane hyre ne shkolle permes organizatave nderkombetare dhe te vendit. Projekti i pare eshte realizuar nga Bashkesia Evropiane. Shkollen tone e ndihmuan edhe shoqata italiane Arko Baleno, UNMIK-u, KFOR-i, Kryqi i Kuq, Kosveti, etj.

Shkolla eshte binjakezuar me shkollen e mesme teknike te Gostivarit, G. Feltrineli te Milanos, me Dvajt Ajzenhauer e Manhattan te New York dhe me gjimnazin e Durresit. Permes gazetes" Elektroni” qe del nje here ne vit nxenesit tane kane mundesi te paraqesin aftesite e tyre ne lemit e ndryshme te jetes.