Back

ⓘ Othon i Greqisë. Otto, Princi i Bavarise, pasaj Othon, Mbreti i Greqise u shpall mbreti i pare modern i Greqise ne vitin 1832 nen Konventen e Londres dhe Greqia ..




Othon i Greqisë
                                     

ⓘ Othon i Greqisë

Otto, Princi i Bavarise, pasaj Othon, Mbreti i Greqise u shpall mbreti i pare modern i Greqise ne vitin 1832 nen Konventen e Londres dhe Greqia u be nje mbreteri re e pavarur nen mbrojten e Fuqive te Medha.

Djali i dyte i mbreti Ludvig te Bavarise, Otto hipi ne fronin e sapo krijuar te Greqise kur ishte akoma ne moshe minorene. Qeveria e tij ne fillim drejtohej nga nje keshille me 3 persona. Kur arriti moshen madhore Otto hoqi keshillin dhe sundoi si nje monark absolut. Perfundimisht kerkesat e tij per te aprovuar nje Kushtetute çuan ne nje kryengritje te armatosur, por te qete, Otto miratoi Kushtetuten ne 1843.

Pergjate sundimit te tij Otto u perball me sfida ne lidhje me dobesine ekonomike te Greqise dhe rolin e qeverise ne punet e Kishes. Politika e Greqise ne kete epoke bazohej ne marredheniet qe kishte ajo me Fuqite e Medha, dhe aftesia e Ottos per te ruajtur mbeshtetjen e fuqive ishte çelesi i qendrimit te tij ne pushtet. Per te qendruar i forte Ottos i duhej te luante interesin e Fuqive te medha. Kur ne vitin 1850 dhe 1853 Britania i beri bllokade detare Greqise per ta ndaluar qe te sulmoje Perandorine Ottomane gjate luftes Krimeane Otto vuajti qendrimin e tij ne Greqi. Pati perpjekje per te vrare mbretereshen dhe si perfundim Otto-ja u rrezua nga pushteti gjate kohes qe ishte ne fshat. Vdiq ne mergim ne vitin 1867 ne Bavari.

Kur Otto u shpall mbret ai u premtoi Fuqive te medha se nuk do ndermerrte veprime armiqesore ndaj Perandorise Otomane dhe gjithashtu kembengulen qe titulli i tij te ishte" Mbret i Greqise” dhe jo" Mbret i Grekeve” sepse kjo e fundit do te perfshinte dhe miliona greke qe ishin ende nen sundimin turk. Akoma pa mbushur mire moshen 18 vjeçare princi ri erdhi ne Greqi se bashku me 3.500 ushtare dhe 3 keshilltare nga Bavaria. Ai u pershtat menjehere ne kete shtet duke veshur kostumin kombetar grek dhe duke e helenizuar emrin e tij ne" Othon”.

Sundimi i Ottos zakonisht ndahet ne tre periudha:

  • Vitet e Monarkise Absolute: 1835-1843
  • Vitet e Monarkise Kushtetuese:1843-1862
  • Vitet e Regjimit: 1832-1835

Keshilltaret Bavareze ishin te organizuar ne nje keshill te drejtuar nga Konti Josef Ludeig von Armansperg i cili kur kishte arritur te rimekembte ekonomine Bavareze kur ishte minister i financave. Von Armansperg ishte presidenti i Keshillit Privy dhe perfaqesuesi i pare Kryeminister i qeverise se re Greke. Pjesetaret e tjere te keshillit ishin Karl von Abel dhe Georg Ludwig von Maurer me te cilin von Armansperg kishte shpesh perplasje. Pasi mbreti arriti moshen madhore ne vitin 1835 von Armansperg u emerua si Sekretar.

Mbreteria e Bashkuar dhe Banka Rothschild te cilat i jepnin hua Greqise kembengulen per rreptesi financiare nga ana e Armansperg. Se shpejti greket nisen te paguanin me shume taksa sesa ne zgjedhen turke, ata kishin nderruar nje tirani te urryer Otomane, te cilen e kuptonin, me nje qeveri burokratike te cilen e perçmonin. Otto duke qene nje Katolik Roman shihej si heretik nga shumica e Grekeve. Heronj dhe drejtues te Revolucionit Grek si Gjenerali Theodoros Kolokotronis dhe Yiannis Makriyiannis te cilin kundershtoni sundimin Bavarez u akuzuan per tradhti, u futen ne burg dhe u denuan me vdekje. Sidoqofte ata u falen me pas nen presionin e popullit, ndersa gjykatesit greke te cilet i bene balle presionit bavarez refuzuan te firmosnin denimet me vdekje duke u pershendetur kshu si heronj. Sundimi i Ottos dallohet edhe per nje arsye tjeter: Ai e levizi kryeqytetin nga Nafplion ne Greqi. Detyra e tij e pare si mbret ishte te bente nje studim te detajuar arkeologjik dhe tipografik te Athines. Ai caktoi Gustav Eduard Schaubert dhe Stamatios Kleanthis per ta permbushur kete detyre. Ne ate kohe Greqia kishte nje popullsi prej 4.000-5.000 personash, te vendosur kryesisht ne zonen qe sot njihet si Plaka ne Athine. Athina u zgjodh si kryeqyteti i Greqise per arsye kulturore dhe sentimentale, jo sepse ishte nje qytet i madh. Nje qytet modern u krijua dhe u ngriten ndertesa publike. Trashegimite me te mira te kesaj kohe jane Universiteti i Athines 1837, Universiteti Politeknik i Athines1837, Kopshtet Kombetare te Athines1840, Biblioteka Kombetare e Greqise1842, Pallati i Vjeter Mbreteror tani parlamenti, 1843, Ndertesa e vjeter Parlamentare 1858. U ndertuan shkolla dhe spitalet ne te gjitha territoret nen sundimin grek, por ndjenjat negative te popullit e neglizhuan kete ane te qeverisjes se tij.

Ne 1836-37 Otto vizitoi Gjermanine dhe u martua me bukuroshen te talentuar 17 vjeçare, Duchess Amalia of Oldenburg 21 dhjetor 1818 - 20 maj 1875. Martesa nuk u zhvillua ne Greqi por ne Oldenburg ne 22 nentor 1836 ; nga martesa nuk dolen trashegimtare dhe mbreteresha u be jopopullore duke nderhyre ne qeveri. Perveç kesaj ajo qendroi protestante. Otto nuk ishte besnik ndaj gruas se tij dhe kishte nje lidhje me Jane Digby, nje grua famekeqe te cilen i ati i tij e kishte pasur me pare si dashnore.

Nderkohe Armansperg u shkarkua nga detyrat e tij nga Mbreti Otto sepse ai e sfidonte haptazi autoritetin e mbretit. Sidoqofte, pavaresisht nga shpresat e grekeve, bavarezi Rundhart u caktua si kryeminister dhe miratimi i Kushtetutes u shty per me vone. Perpjekja e Ottos per te bere per vete greket duke zgjeruar kufijte e mbreterise se tij, per shembull blerja e sugjeruar e Kretes ne 1841 deshtoi ne objektivin e tyre dhe vetem arriti ta ngaterroj ate me Fuqite e Medha.

Gjate qeverisjes se tij Mbreti Otto e gjeti veten perballe nje ser problemesh periodike si: mosmbeshtetja nga populli grek, pasiguria financiare dhe problemet me kishen. Partite greke ne kohen Othoniane ishin te bazuara ne dy faktore: aktivitet politike te perfaqesuesve diplomatike te Fuqive te medha dhe pershtatja e figurave politike greke me keto diplomat. Pasiguria ekonomike e Monarkise Othoniane ishte si rezultat i:

1. Varferise se Greqise, 2. Perqendrimi i tokes ne duart e nje numri te vogel njerezish te pasur si Mavromichalis, 3. Premtimi i nje huaje prej 60.000.000 Frangash nga Fuqite e Medha, e cila i mbante keto kombe te perfshira ne punet e brendshme te Greqise dhe mbreti qe perpiqej te kenaqte fuqite per te siguruar rrjedhjen e fondeve.

Makinacionet politike te Fuqive te Medha ishin personifikuar me tre te derguar ne Athine: Francezi Theobald Piscatory, Rusi Gabriel Catacazy dhe Anglezo Edmund Lyons. Ata informonin vendet e tyre mbi aktivitetet e grekeve duke i sherbyer njekohesisht si keshilltare partive aleate greke.

Otto ndoqi politika si: balancimi i fuqise midis te gjitha partive dhe ndarja e zyrave midis partive, duke u perpjekur te zvogeloje fuqine e partive nderkohe qe perpiqej te krijonte nje parti pro-Othon. Otto e gjeti veten perballe nje numer çeshtjesh te padiskutueshme kishtare: 1) Monasticism 2) Autocefalia 3) Mbreti si drejtuesi i kishes 4) Tolerimi i kishave te tjera.

Keshilltaret e tij, Armansperg dhe Rundhart perdoren nje politike shtypese ndaj manastireve. Kjo i shkaktoi shume pakenaqesi hierarkise se kishes. Sipas tradites qe ze fill qe nga epoka Bizantine mbreti quhej prej Kishes si pjese e drejtuesve te saj. Mbreti Otto nuk pelqehej nga Kisha Ortodokse dhe populli prej faktit se ai ishte Katolik Roman. Toleranca ndaj feve te tjera gjeti mbeshtetje ne disa Parti Angleze dhe te tjere te edukuar ne Perendim duke e quajtur kete si simbol te progresit te Greqise drejt te qenit nje shtet liberal Evropian. Ne fund pushteti mbi Kishen dhe edukimin iu la ne dore Rusise, ndersa mbreti mbajti te drejten e vetos mbi zgjedhjen e peshkopeve. Kjo u be per balance dhe per te shmangur diskreditimin e Greqise ne syte e Evropes Perendimore si nje shoqeri te prapambetur dhe intolerante nga ana fetare. Komunitete katolike ishin krijuar ne Greqi qe ne shekullin e 13. Gjithashtu ekzistonin edhe komunitete çifute te formuara nga njerez te ardhur nga Perjashtimi i çifuteve nga Spanja, kishte edhe te tjere qe jetonin aty qe nga koha e Apostullit Paul. Familjet myslimane vazhdonin ende te jetonin ne Greqi gjate sundimit te Ottos sepse armiqesia ishte kryesisht ndaj shtetit Otoman dhe mekanizmave te tij depresive, jo kunder njerezve myslimane.

Edhe pse Mbreti Otto u perpoq te funksiononte si nje monark absolute, dhe si ka shkruajtur Thomas Fallant: ai "nuk ishte mjaftueshem i pameshirshem sa per tu pasur frike, as i meshirshem sa per tu dashur, as kompetent i mjaftueshme per tu respektuar. Ne vitin 1843 pakenaqesia popullore kishte arritur permasat e nje krize dhe kishte kerkesa per nje Kushtetute. Si fillim Otto refuzoi te miratonte nje Kushtetute, por sapo trupa ushtarake gjermane u terhoqen nga mbreteria nje revolt popullore nisi. Ne 3 shtator 1843, kembesoria e drejtuar nga Kolonel Dimitris Kallergis dhe kapiteni i respektuar revolucionar dhe ish presidenti i Keshillit te Qytetit te Athines Gjenerali Yiannis Makriyiannis u mblodh ne sheshin perballe Pallatit te Athines. Perfundimisht dhe popullsia e kryeqytetit iu bashkengjit rebelionit i cili refuzonte te largohej pa miratimin e Kushtetutes. U kerkua qe ne Keshill te kishte perfaqesi greke, te formohej nje Asamble Kombetare dhe qe mbreti Otto te falenderonte personalisht drejtuesit e kryengritjes. Tani qe trupat ushtarake gjermane ishin larguar mbreti Otto ishte i detyruar te pranonte kerkesat e turmes. Sheshi ku u mblodhen mori emrin Sheshi I kushtetes per te kujtuar ngjarjen e shtator 1843. Prestigji i mbretit i cili bazohej kryesisht mbi mbeshtetjen e Fuqive te medha, por sidomos te Britanise, vuajti ne incidentin e Pacificos 1850 kur u dergua nje flote detare me anije lufte per te bllokua portin e Pireut si denim ndaj nje padrejtesie qe i ishte bere nje subjekti britanik. Ideja e Madhe, endrra per bashkimin te gjithe popullsise greke e perandorise Otomane, ne kete menyre duke rivendosur Perandorine Bizantine nen urdhrin e Krishtere. Kjo e beri te mendonte qe te hynte ne luften Crimean perkrah Rusise kunder Turqise dhe aleateve te saj franceze dhe britanike. Kjo ndermarrje rezultoi e pasuksesshme dhe çoi ne nje nderhyrje tjeter te dy Fuqive te Medha dhe ne nje bllokade te dyte te Portit te Pireut: duke e detyruar kshu Greqine te ishte neutrale. Ne vitin 1861 nje student i quajtur Aristeidis Dosios u perpoq te vriste Mbretereshen Amalia.

Otto adoptoi nje djale te quajtur Manoli Tangas cili vinte nga Sarakatsani. Djali u soll ne Athine dhe vazhdoi te qendronte aty edhe pas migrimit te Ottos ne vitin 1862. Pasardhesit e Manolit vazhdojne te jetojne ne Athine edhe sot. Duke qene se Mbreti Otto nuk kishte pasardhes te ligjshem ai zgjodhi vellain e tij si Princin e Kurores se Greqise. Pas vdekjes se tij mendohej qe fronin do e merrte Princi Adalbert por ai kaloi tek vellai me i madh Princi Luitpold, i cili hipi me fronin grek ne vitin 1867. Pas vdekjes se Luitpold-it duke qene se Mbreti Ludwig III hoqi dore nga e drejta e fronit te Greqise ne krye erdhi djali i tij i dyte Princi Leopold.

Gjate nje vizite ne Peloponez ne vitin 1862 nje grusht ri shteti nisi dhe kesaj here u formua nje qeveri provizore dhe u therrit Konventa kombetare. Ambasadoret e Fuqive te Medha I kerkuan Mbretit Otto te mos bente rezistence, mbreti dhe mbreteresha u strehuan ne nje lugteanije angleze dhe u kthyen ne Bavari ne te njejten menyre qe kishin ardhur ne Greqi. Ai vdiq ne pallatin e ish kryepeshkopeve ne Bamberg, Gjermani, dhe u varros ne kishen Theatiner ne Mynih. Gjate daljes se tij ne pension ai vazhdonte te mbante nje uniform tradicionale. Gjate revoltes ne Krete kunder Perandorise Otomane ne vitin 1866 Otto dhuroi pjesen me te madhe te pasurise se tij per te mbeshtetur revolten duke e furnizuar me arme. Gjithashtu ky dhurim u mbajt e fshehte deri ne vdekjen e tij per te shmangur problem politike me mbretin e ri George I. Zakonisht pranohet nga historianet qe edhe pse Otto deshtoi ai e donte shume Greqine si atdheun tij te ri. Deshtimi i tij ishte kryesisht pasoje e intrigave te vazhdueshme midis tre Fuqive te Medha. Para vdekjes se tij Otto kerkoi qe te varrosej me uniformen e tij tradicionale Greke.