Back

ⓘ Bajram Haxhiu. Bajram bej Haxhiu i njohur edhe si Xha Bami ishte veprimtar i çeshtjes kombetare dhe Anetare ne Komisionin Nismetar te Thirrjes dhe Organizimit t ..




                                     

ⓘ Bajram Haxhiu

Bajram bej Haxhiu i njohur edhe si Xha Bami ishte veprimtar i çeshtjes kombetare dhe Anetare ne Komisionin Nismetar te Thirrjes dhe Organizimit te Kongresit te Lushnjes.

                                     

1. Biografia

Familja Haxhiu eshte nje familje autoktone,intelektuale,fisnike,patriotike,atdhetare,arsimdashese e sportdashese e qytetit te Lushnjes.Bajram bej Haxhiu ose Xha Bami ashtu siç njihet nga te gjithe lushnjaret lindi me 3 maj 1877 ne Lushnje,patriot,atdhetar,nacionalist,Anetare i Komisionit Nismetar te Thirrjes dhe Organizimit te Kongresit te Lushnjes.Bajram bej Haxhiu shkollen fillore dhe te mesme i beri ne gjuhen turke ne Lushnje dhe te larten per finance ne Kolegj ne Stamboll,ku u njoh me patriotet e medhenje te kombit shqiptare.Idete e tyre atdhetare bene qe Bajram Haxhiu gjate gjithe jetes dhe levizjes se tij patriotike t’ja kushtonte atdheut dhe çeshtjes kombetare shqiptare.Bajram Haxhiu shkrim e lexim shqipe i ka mesuar autodidakt.

Bajram Haxhiu eshte nje nga udheheqesit kryesor te levizjeve antiosmane ne Lushnje ne fillim te shekullit XX dhe mori pjese aktive ne demonstraten e majit 1906 ne qytetin e Lushnjes.Per keto veprimtari ai u arrestua dhe u denua nga qeveria Osmane.Pas daljes nga burgu Bajrami nuk u ndal por perseri vazhdoi te merrte pjese ne levizjen antiosmane.Bajram Haxhiu ishte nje nga organizatoret ne demostraten antiosmane te 17 janarit 1909 ne Lushnje.Bajram Haxhiu bashkepunoi edhe me çetat kryengritese te Myzeqese per organizimin e kryengritjes se pergjithshme te Shqiperise per Pavaresi.Pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 perkrahu qeverine e Ismail Qemalit duke luftuar kundershtaret e saj serbe dhe kuislinget e Esat Pashe Toptanit.Bajram Haxhiu nuk u pajtua me pushtimin e Shqiperise nga ushtrite nderluftuese te Luftes se Pare Boterore.

Pas Luftes se Pare Boterore,Bajram Haxhiu nuk e ndali veprimtarine e tij patriotike kunder vendimeve antishqiptare te Konferences se Parisit per copetimin e Shqiperise ne favor te vendeve fqinje.Kjo situate re politike shtroi para shqiptareve detyren e ruajtjes se Pavaresise e cila ishte tronditur shume nga shtetet nderluftuese te Luftes se Pare Boterore si dhe qendrimi i shteteve fqinje.Per kete duhej qe shqiptaret te ruanin me çdo kusht tokat e teritorit te Shqiperise dhe ndaj patriotet kerkuan mbledhjen e nje kongresi kombetar shqiptar,qe tu bente thirrje shqiptareve qe te ngriheshin ne kembe dhe ta mbronin me gjak atdheun.Mbledhjen e kongresit e moren persiper patriotet e qytetit te Lushnjes duke filluar nga organizimi,sigurimi i qetesise gjate mbledhjes,garantimi i kushteve te delegateve si dhe organizimi i forcave vullnetare te mbrojtjes deri ne perfundimin e plote me sukses te tij.Bajram Haxhiu ishte Anetare ne Komisionin Nismetar te Thirrjes dhe Organizimit te Kongresit te Lushnjes.Bajram Haxhiu ishte caktuar nga Komisioni Nismetar me detyren per shperndarjen e postes ne Durres,Kavaje,Peqin dhe Elbasan.Haxhiu kontribuoj shume ne leterkembimin midis Aqif Pashe Elbasanit dhe personaliteteve te tjera.Ai vu ne sherbim te qeverise qe nxorri kongresi dhe e perkrahu ate gjate gjithe kohes qe ajo i qendroi besnike vendimeve te Kongresit te Lushnjes.

Bajram Haxhiu perkrahu gjithashtu Luften e Vlores me 1920 per perzenien e ushtrive pushtuese italiane nga Shqiperia.Bajram Haxhiu ne prill te vitit 1922 ishte anetare ne komisionin e zgjedhjeve te para vendore per Bashkine Lushnje.Ne vitet ’30 Bajram Haxhiu punoi si tagrambledhes ne Zyren e Financave ne Lushnje.Bajram Haxhiu ishte nje besimtare myslimane i devotshem dhe ne vitet ’30 ka qene nje nga kontribuesit financiar per ndertimin e Xhamise se re te Lushnjes.

Pushtimin e Shqiperise nga fashistet italian ne prill te 1939 nacionalisti Bajram Haxhiu e priti me urrejtje.Ne vitin 1945 regjimin diktatorial komunist qe u instalua ne Shqiperi Bajram Haxhiu e kundershtoi qe ne fillim e deri sa jetoi.Bajram bej Haxhiu ishte nje nga pronaret me te medhenje te qytetit te Lushnjes dhe qe nga Reforma Agrare u shpronesua krejtesisht.Me 25 maj 1951 Bajram Haxhiu ishte i dyti ne Lushnje qe u cilesua" Kulak”.Me 9 maj te vitit 1967 me vendim te Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Qytetit te Lushnjes Bajram Haxhiu perseri u shpronesua pa asnje pagese pjesa e vetme qe i kishte mbetur bahçeja deri ne afersi te gazhdares ekzistuese.

Bajram Haxhiu u nda nga jeta me 11 gusht 1972 ne Lushnje ne moshen 95 vjeç,duke u lene ne harrese nga regjimi diktatorial komunist dhe duke mos iu vleresuar puna e tij gjate gjithe jetes dhe levizjes se tij patriotike ne sherbim te atdheut.

                                     

2. Nderime

Ne 75 vjetorin e Kongresit te Lushnjes,Bajram Haxhiu pas vdekjes u dekorua nga Presidenti i Republikes se Shqiperise Sali Berisha me Urdherin e Klasit te Pare me dekretin nr.1008 date 18.01.1995 me motivacionin" Eshte shquar per veprimtari patriotike ne organizimin dhe mbrojtjen e punimeve te Kongresit Kombetare te Lushnjes”. Per nder te patriotit rruga ne lagjen" Kongresi i Lushnjes”,prane shtepise muze Kongresi i Lushnjes dhe qe vazhdon drejt qendres se qytetit te Lushnjes, mban emrin" Bajram Haxhiu”.Ne qytetin e Lushnjes ne vitin 2010 eshte vendosur busti i patriotit Bajram Haxhiu.Ne 4 shkurt 2020 ne 100 vjetorin e Tiranes kryeqytet familja e patrioti Bajram Haxhiu u nderuar nga Kryetari i Bashkise Tirane z.Erion Veliaj me Çertifikate Mirenjohjeje me motivacionin" Per aktivitetin e çmuar dhe kontributin e vyer ne shpalljen e Tiranes Kryeqytet i Shqiperise.Bajram Haxhiu eshte i ati i sportistit Abdurrahman Roza Haxhiu dhe veprimtarit te çeshtjes kombetare Qerim Haxhiu.

                                     
  • Kosova Bajram Haxhiu 1877 1972 luftëtar shqiptar Baton Haxhiu 1967 gazetar shqiptar Fatmir Haxhiu 1927 2001 piktor shqiptar Kujtim Haxhiu
  • lushnjarë Bajram Haxhiu njëri nga vëllezërit e dëshmorit të futbollit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu Karriera Futbollistike e Lika Haxhiu - t nisi si
  • i çështjes kombëtare. U lind në Lushnje më 7 shkurt 1920, i biri i Bajram Haxhiu dhe i vëllai i Abdurrahman Roza Haxhiut. Shkollën fillore e kreu në
  • nëpunës, ministër, prefekt, kryeministër, publicist, gjuhëtar. 3 maj - Bajram Haxhiu Patriot, Partizan, Luftëtar e Anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes
  • kryesinë e atdhetarit Abdyl Frashëri u formua Komiteti i Janinës. 1877 - Bajram Haxhiu Patriot, Partizan, Luftëtar e Anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes
  • orientalist shqiptar. Akaki Khorava - vdiq me 23 Qershor 1972 11 gusht - Bajram Haxhiu Patriot, Partizan, Luftëtar e Anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes
  • Abdurrahman Haxhiu lindi më 30 shtator 1930 në lagjen Kongresi i Lushnjes i biri i njërit prej organizatorëve të këtij kongresi, Bajram Haxhiut. Që
  • Reformes 1956. - Jackson Pollock, piktor amerikan 1912. 1972. - Bajram Haxhiu Patriot, Partizan, Luftëtar e Anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes
  • Galica Bajram Curri Bekim Berisha Abeja Fehmi Lladrofci Hasan Prishtina Ibrahim Rugova Ilaz Kodra Ilir Konushevci Isa Boletini Remzi Bajram Ademaj Ismet
  • Ibishi LDK Bajram Mustafa LDK Naxhije Kabashi LDK Mensur Kelmendi LDK Selatin Ymeri LDK Anita Morina LDK Sali Haxhiu LDK Aziz
  • Greqi. Në fushën historike përmënden patriotët: Besim Nuri, Nebi Sefa, Bajram Haxhiu Sheh Ibrahim Karbunara, Ferit Vokopola, LLazar Bozo, Qerim Arapi, Andrea