Back

ⓘ Kënga e Beratit. O Berat, o Berat! Kendoi Mara qe menate sa bonjake na ke lene! Sa te veja shkulen floket! Dite vrasje, dite e zeze Mos ardhsh kurre me ne jete ..




                                     

ⓘ Kënga e Beratit

" O Berat, o Berat! Kendoi Mara qe menate sa bonjake na ke lene! Sa te veja shkulen floket! Dite vrasje, dite e zeze Mos ardhsh kurre me ne jete! Nata e vdekja te mbulofte! Dielli kurr’mos te gezofte! Nga te kater an’t e dheut Tufa-tufa vinin qiftet E nga gjith’shpellat e malevet, Zbrisnin bisha ketu-atje ; Gjak ne ere, gjak ne re, Gjak ne uje, gjak ne dhe ; Gur me gur nje cope mish Kreje a llere trimash kish! Zonj’Mamica nate Pa nje enderr keq te gjate, Se iu duk i shoqi i verdhe Me gjith’kurmin copetuar E kurorezat mbi shtrat I mbuloi me shqep te zi ; Hoq unazen e marteses E ia ndau me dy pjese, Nje e mbajti, nje ja dha, Pra u zhduk e gje s’i tha. Nate e dite ajo vajtoi, Por nga varri dot s’e çoi”. Ashtu Mara me kendoi, Nuk kendoi, por renkoi ; Qe nga oda e degjoi Zonja Lene e ma qortoi: -" E perzishme, zonja nuse, T’u çel kenga qe menate ; Mos ndonje enderr te keqe A te vdekur ti ke pare?” - As ndonje enderr te keqe As te vdekurit kam pare, Por e kam zemren te thyer E pahir me dalin lot. Çfaredo shoh, e shoh ne zi. Ububu! Ky Niku yne, Kur u nis, seç u helmua Dhe unazen me kerkoi!. Vemi, nen’, vemi mbi koder, Tek zbulohen gjithe fushat, Mbase Nkiu na rikthehet!” Van’ te nxirat permbi koder, Tek zbulohen gjithe fushat, Mbase niku na rikthehet!” Van’ te nxirat permbi koder E verejten djathtas-majtas, Kur perderesin me shkop me traste pan’tek qante -" O perderes, derezi, Paç uraten, perse qan? A mos kafshet t’i kan’ vjedhur, A koliben ta kan’ djegur, Apo birethin e humbe Ne keto luftera te shkreta?” - As kafshet e as koliben, As dhe birethin es’po qaj. Syte e mi u bene lume, Qe per Arberin kullon -" Fol’ti, ze i fatit t’keq! thirri vasha si e zalisur Ç’mizori pe ne ushtri, Si ra Arberi ne zi Fol’! Nder flamuret e luftes Qift’n e Petes a e pe?” U pergjigj ai dereziu: -" Them, un’them se dje menate atje lart ne Myzeqe ndiheshin gjeme e llumabardhat gjithe bota seç gjemonte, tymi i dyfeqevet gjithe malet mjegullonte ; zbardgellimet te shpatavet gjithe fushat seç shkelqenin, gjakut te ushtarevet lumenjt’seç mbuloheshin ; nga copat eushtavet beheshin ura e ngriheshin male ; si tallazi i detit bie, pastaj kthehet ne thellesi e si arat e bleruara tunden eres, qe i perthyen, vej e vinin duke u shtytur gji me gjin ushtar me ushtar. Por ne oren qe leshon qete Punetori e sane u jep E para kolibes s’vet Kafshon pakez buke e kripe, U ndryshua pamja e luftes, Per nga e djathta si shkreptime U sul mbreti e shpoi gardhin, Gardhin e shkrete te heshtavet. Tek e renda kordhe binte, Binin kreret bresherime. E kaloi plot me zhurme Duke shkelur me murgjarin Te vdekur te plagosur, Ndersa me te mengjeren Dukagjini, qe e pa, Mbi armiqte si nje shkemb ra, por nder grykat me Baderin Juniçeret u shtrenguan, Trup me trup duke bashkuar Dhe mburojen me mburojen Porsi ndonje ledh i hekurt, I patundur dhe i tmerrshem. Me kot trimat guximtare Kryet perpoqen n’te ledh, se goditur perdhe rane. Atehere dhjet’kalores, Dhjet’dragonj u rane shporevet, Dhjet rrufera ne stuhi, U verviten mu ne mes ; Zgjaten ushtat si purteka, shtine, vrane, copetuan, ngriten pirgje k’tu e pertej me te vdekur e t’plagosur edhe hapen dyer te gjera, shtruan nje udhe keq te gjate si nje brazde nder te mbjella. Ashtu Drini Zi ne dimer, mbushur nga perrenjte e malevet, vjen i fryre e i terbuar, perpjek uj’rat e liqenit, i merr zvarre e i ndan dysh ; Ngrihet lart tallazi i bardhe E rreth brigjeve gjemon ; Por si uj’rat e liqenit, Qe, si ndahen, prape kthehen, kthehen vrap e bejne shesh, sa dhe lumin e mbulojne, ashtu be’kopeja e eger ; Si pa qe pak po sulmonin, duke u mbledhur dhe shtrenguar, prapa t’dhjetevet u mbyll. Mbreti ahere e Dukagjini, Si shperndan’tjeret, u kthyen Dhe ran’ bashke mbi Baderin. Para, prapa ; k’tej’andej, I copetuar e i thyer, qeni i shkret’zu e u zbyth ; Po i pazgjidhur e i tere Brenda vaut ai u mblodh ; Si ariu i Tomorit, I perzene nga barinjtl, Njerin vret, tjetrin e shqyen ; Sado i çjerre e pergjakur, Po pa frik’ ne t’madhen zemer, Kthehet shpatit prej nga doli, nginjur gjaku e ngopur mishi. Si u ngrys, mbreti u terhoq Me te gjith’ushtrin’ne fushe, Ndezi dhe zjarret e nates, Per t’plagosur u kujdes.” -" Mos, te zente nema e zeze” Thirri Mara si e çmendur Qifti i Petes a u mblodh, ma pe nder te plagosur?” – Ai heshti, s’u pergjigj, U zverdh me sy ne truall Lotet i binin pike-pike. Kuptoi vajza e drejt udhes Zbriti duke uleritur ; Jo, nuk zbriti, u rrokullis E nga malet perendoi * * * Gjithe naten, gjithe diten Me kaloretit e mi Une brodha pa pushuar ; E pershkova nente fusha, nente fusha e nente male Duke prere, duke vrare Qente e shprishur dhe te ikur. Si u zhduken dhe te sprasmit Pertej brinjes se Mokreut Edhe dita si u ngrys, hoqa shoket e u ktheva. Sa me shume i qaseshim fushes, Vrehej, errej zemra ime, Prekur vrasjes se trazuar, Pasi zjarri u shua ne hi. Se gjith’drizat e barishtet Ishin lyer ne te kuq Edhe brazdat e hendeqet Ishin plot me gjak te piksur. Afer vaut ne Vajkal, Ku u ndez e ashper lufta, Ishin t’vdekurit mal-mal, E nder stivat te vdekurvet Qen e ujq buzengjyer Grisnin, shqyenin bark e zorre, Ndersa, duke krakellitur, Si re diellin mbulonin Korba, sorra e skiftere. Sa e bukur djaleri,qe gjer dje i hante rete Sot ka heshtur pergjithmone Porsi pleh shtene ne dhe! Ne sa trajta vdekja e shkrete M’u deftua ne ate pamje! Ketu nje ushtar ri Mbylli syte duke qare Memezen duke kujtuar, Qe e priste, oh, me kot! Atje armiku krah armikut Si dy qen kafshoheshin, Se dhe t’vdekur donin t’vriteshin. I trazuar e i helmuar, Hoqa syt’nga pamja e keqe, Ktheva syt e afer ures Pash’papritur nje murgjar Me kryet ulur mbi truall me frerat neper kembe, Me mbulesen cope-cope me shalen-o nen bark. Un’iu qasa jo pa droje, Se mbulesa ne ar qendisur Nje dyshim te lig me ngjalli, Se m’u duk nje luaneshe N’fush’te gjelber e qendisur. Prane murgjarit nje ushtar Me dhjet’shigjeta ne gji Shtrire ish si ka i therur. Me dhemb’ flamurin shtrengonte, kordhen e mbante ne grusht me ballin kthyer qiellit Edhe vdekjen e perbuzte. As nga pendet e shqiponjes As nga parzmor’ e argjendte, Por nga vetullat e trasha E nga syte e zgurdulluar Pal Golemin une e njoha ; E kerceva mos ish gjalle ; E terhoqa me kujdes, Ku ish bari me i shkrifte. Rripta ia preva parzmores, Vura doren permbi zemer E ajo m’u tund nen te. Shpejt vrapova gjer te lumi, Mora e solla nje pike uje E ia derdha permbi faqet ; Ai u shtriq me psheretime si njeri ne gjum’te rende, Tundi kryet e m’u kthye ; Si me njohu, pa lenguar, me nje t’humbet ze me tha:" Leri te vdekurit ne vend, lem’ te fle pergjithmone te ky shtrat i nderit tim, mu tek eshtrat te vrarevet, te vrarevet nga kjo dore qe gjithmon’do m’jen’ kurore. Na kete flamur e mbretit Te m’i thuash keto fjale:" Pal Golemi edhe i vdekur i tmerroi armiqt’me sy e, si iken, pra ai ra. E t’u thuash shokevet t’mi: Pal Golemi nuk ka vdekur, Zeri i luftes do ta ngrere E do jen’gjithmon’me ju Krahu, kordha e zemra e tij. Tashti, Bale, ne ate lis Var mburojen e parzmoren, Shtoji karkallin e zi E mbi to dhe kordhen time. Pra, kur dielli te shkelqeje me rreze t’i qelloje, Prej shkreptimavet te tyre, T’kapur tmerrit, do te bien Gjithsa m’u tremben ne jete ; ne qetesine e nates Ata hekura e çeliku, tundur eres se Mokreut, nje ushtri e gjall’do t’i duken Qenit t’qasur n’erresire.” Foli e kryet i ra ne gji. Shtremberoi syte perdhe Me te gjtih’kurmin u shtri. Une u ngrita, se m’u sos E nga shoket-o u ktheva Qe t’i hapnim bashk’nje Varr. Atje poshte i pashe ata Duke prur’ nje te plagosur ; Tezgen ber’ kishin me llere. Si u afruan, u zalisa, Kur e pash’te artin qift Sqepin ngritur, krahet shtjelle Mbi ate karkall prej bronzi. Ish i bardhe si qiri, Kryet rene kish mbi supq, floket i ngisnin perdhe, gjaku i rridhte pika-pika qafes s’hapur si nje shege, jeta mbledhur i ish ne sy. Si me pa, me dhemshuri Me verejti e buzeqeshi:" Mos me qaj, vellauthi im, Mos me qaj ne zulmen time, Ne ket’dite flamurtare, Ne ket’dite t’Arbrit tone! Po ne ushtri kthehu e thuaju E t’i thuash edhe dares: - Malli i mir’ne djaleri Eshte si vajte e kandilit ; Niku dhenderith ri Dasmen me luften nderroi Edhe vallet me Vajkalin. Njeqind qener m’u versulen te njeqind dhe po hane ; Pastaj Bader tradhetari Qe nga prapa me qelloi. E t’i thuash edhe memes: - Niku u nis e do menoje, po ti, nene, mos e prit. Pse per birethin, qe humbe, Ai nje bijez te ka lene, ty ta ka truar perjete! Pra lart ngjitu ne çardhak, nuses sime te m’i falesh, S’bukures se Lales-o, Ndersa ajo me kujton, Me kujton me zemer-o: - Kete unaze ta dergoi Niku yt, se t’u martua, T’u martua me nje plake, Me nje plake kaq te zeze E ti, e bukur t’i martohesh" – Sosi fjalen e m’u shgua Si kandili, kur s’ka vaj, Si nje lulez e keputur, Qe dhe e fishkur ere mban. E, ndersa ne po mendonim qe ne varre t’i mbulonim, perketej ures nje vajze na u deftua si nje hije. Flok’t i kishte te nderliksur, Syt’ te futur thell’ne balle, Me fustanin cope-cope me kembet te pergjakura:" o ushtare, o vellezer, ju perher’ te lume qofshi! Mbase pat’ne kete fushe Nje kalores trim te ri Me nje karkall-o te arte, Ku nje qift i fluturon? Ar’i karkallit perzihet Me nje tuf’flokesh te verdhe, E ka ballin porsi dielli Ka dy sy si sy shkendija, Dy shkendija te shkreptimes ; E ka gojen si unaze Edhe fjalezen te embel Porsi hojet e pranveres. Deh, ju lutem, me kallezoni!” Sy nder sy ne u verejtem, ne lot syte na u mbyten, Helmi buzen na e qepi. Ajo u zverdh e na veshtroi E u kthye dhe, sa e pa Shtrire t’vdekurin mbi dhe, Dha nje britme ne krahe E ftohte si bore i ra. Vam’t’i flisnim, s’u pergjegj, Vam’ta preknim, nuk levizi, Vam’ta ngrinim e na vdiq. Zemra e mbushur m’Nik’n e saj, Rritur me mall e hare, Si u rendua helmit t’keq, Me s’i nxuri dhe i plasi. Jan’ dy varre ne Vajkal ; Fle te njeri Pal Golemi E mbi te mbiu nje lis Me gjith’ gjethet ne blerim. Fle te tjetri Niku i Petes, Vasha e lales i fle prane, Se, si u deshen permbi dhe, Ashtu duhen dhe nen dhe ; Atje mbiu nje qiparis, Mbiu dhe molla e bardhe! Mori bije, bija e Lales, Moj e bukur, e trishtuar, Pse m’kujtove mot’n e shkuar?