Back

ⓘ SEO apo Search Engine Optimization, eshte nje teknike marketingu per te bere nje ueb faqe qe te paraqitet me shpesh para te tjerave ne nje liste te rezultateve ..




                                     

ⓘ SEO

SEO apo Search Engine Optimization, eshte nje teknike marketingu per te bere nje ueb faqe qe te paraqitet me shpesh para te tjerave ne nje liste te rezultateve te shfaqura nga nje motor kerkimi. Ne Kosove ky term tanime nuk eshte i panjohur dhe ne raste te caktuara disa kompani po punesojne ekspert te SEO nga ketu per te kryer sherbime per kompani tjera nderkombetare te interesuara ne SEO. SEO eshte term qe nderlidhet me Pershtatjen per Motor Kerkues, nje proces qe terheq me shume lexues ne nje ueb faqe nga motoret kerkues. Ueb faqet mund te editohen ne menyre qe te permiresojne dukshmerine e tyre ne motor kerkues, me synimin qe te paraqiten ne maje te listes se rezultateve kur behet fjale per nje term te popullarizuar kerkues. Sa me larte qe te jene ne rezultatet e shfaqura per nje term, aq me shume njerez do te klikojne ne te.

Motoret kerkues si Google apo Bing sherbejne si indeks te fuqishem te ueb faqeve. Perdoruesit shfrytezojne motor kerkues per te gjetur ueb faqe me informacione rreth nje teme apo subjekti te caktuar, dhe motore kerkues kthejne rezultatet me nje liste qe renditet ne baze te ngjashmerise dhe autoritetit te seciles ueb faqe qe nderlidhet me ate teme apo subjekt qe po kerkon perdoruesi.

Sa me specifik te jete nje ueb faqe ne lidhje me termin e kerkuar, aq me te medha jane gjasat qe te paraqitet ne maje te rezultateve te kerkimit. Ueb faqja duhet qe gjithashtu te kete nje autoritet te mire per tu paraqitur ne pjesen me te larte te listes, dhe zakonisht ndodh qe shume ueb faqe te jene te lidhur me te ne raport me subjektin apo temen e kerkuar.

Google ofron udherrefyesin e saj per te demonstruar sesi ueb faqet mund te punojne me motor kerkues dhe te sigurojne se permbajtja indeksohet ashtu si duhet.

Procesi SEO behet me konkurrues kur shume ueb faqe tentojne te paraqiten ne maje te listes se rezultateve per nje term te popullarizuar. SEO mund te jete veçanerisht i rendesishem per menaxhim te reputacionit perreth nje termi specifik, siç eshte nje emer. Nese brendi deshiron te kontrolloje se çfare informacioni paraqitet kur njerezit kerkojne per ate emer, ata duhet te sigurojne qe faqja e tyre te paraqitet mbi ato te tjerat qe jane ne rezultatet e motorit kerkues. Ato duhet te shtyjne para gjerat pozitive dhe te largojne ato negative.

Nje faktor i madh i gjerave mund te ndikojne ne renditjen e nje ueb faqeje ne listat e rezultateve te kerkimit, duke perfshire lidhjen dhe autoritetin. Motore kerkues si Google perdorin algoritem sekret per te renditur listen e tyre te rezultateve, dhe profesionistet e SEO shpenzojne kohe te gjate duke tentuar te kuptojne se cilet jane keta faktore dhe si mund t’i shfrytezojne me se miri per sistemin e tyre.

Nese uebi eshte i mbushur me kritika ndaj nje brendi, ato ueb faqe do te paraqiten kur njerezit kerkojne per ate brend. Nje strategji per menaxhim te reputacionit me baze ne SEO do te perfshinte pershtatjen e ueb faqeve me gjera pozitive dhe tentimet per te renditur keto ueb faqe mbi ato negativet ne rezultatet e kerkimit, duke i fshehur keto te fundit para shfletuesve te zakonshem.

Per shembull kur kerkohet" lajme per teknologji” ne Google, PCWorld Albanian nuk eshte e renditur ne maje te listes edhe pse jemi shume relevant me kete term dhe kemi nje autoritet mjaft te mire ne internet. Kjo nenkupton se ne duhet te punojme me shume me SEO per te pershtatur ueb faqen tone qe te shfaqet ne maje te listes dhe te konkurroje me faqet tjera. Apo ne rastin kur kerkoni per termin" harduer” serish jemi mire ne liste por jo aty ku duhet te jemi.

                                     

1. Si mund ti bej SEO faqes sime?

Ekzistojne shume faktor mbi 200 faktor ne Google merren parasysh qe ndikojne ne renditjen e nje faqeje ne rezultatet e kerkimit per termin e caktuar. Por qellimi final eshte ky: Google synon qe kur nje vizitor te pyes diqka, ajo ti jep pergjigjen e sakte. Dhe per ta bere kete ajo merr parasysh shume gjera, kur analizon faqet qe ofrojne permbajtje te ngjashme me ate qe ka kerkuar perdoruesi, dhe zgjedh ato qe plotesojne me se shumti kriteret.

Me heret e quajtem algoritmin e Google si nje recete me shume perberes sekret qe sjell suksesin. Me kalimin e kohes dhe pas shume testimeve, eksperimenteve disa nga perbersit kryesor qe sjellin suksesin jane zbuluar. Ata jane:

Permbajtja - Google i jep shume rendesi permbajtjes ne nje faqe. Ne varesi te permbajtjes qe faqja e juaj ofron ajo vendos nese e meriton apo jo rankimin ne rezultatet e kerkimit. Google ka perfeksionuar sistemet e saj, sa eshte ne gjendje ta dij se sa relevant eshte ajo permbajtje me termin qe po kerkohet. Prandaj nese synoni qe te rankoheni larte ne Google ateher duhet te dini se nje nga faktoret kyq eshte permbajtja cilesore/unike ne faqen tuaj.

Linqet - Pa medyshje mund te them se per momentin, dhe qe nga ekzistimi i makinave te kerkimit linqet kane qene dhe vazhdojne te jene faktori kyq qe ndikojne ne renditjen e faqeve ne rezultate. Algoritmi fillestar i Google ka qene i ndertuar ne kete menyre: ai linqet backlinks i shihte si vota. P.sh ti ke nje faqe ku shet libra. Nje person ka shkruar nje artikull rreth librave apo diqka ngjashem dhe tek fjala liber ka vendosur linkun e faqes suaj. Keshtu kane vepruar edhe shume persona te tjere.

Keto linqe i ndihmojne Google-s te kuptoj se faqja e juaj shet libra, dhe se ju jeni duke bere nje pune shume te mire me ate faqe sepse shume persona po linkojne tek ju prandaj ju shperblen duke ju renditur larte. D.m.th linqet jane vota, dhe sa me shume vota aq me autoritative konsiderohet faqja dhe renditet me larte. Pak a shume kjo eshte esenca, kuptohet eshte nje teme shume e gjere, jo te gjitha linqet vleresohen njejte, pastaj bie fjala tek relevanca, autoriteti, mosha, forma e linqeve etj po per keto do te shkruajme nje artikull tjeter ne ditet ne vazhdim.

Eksperienca - Eksperienca e perdoruesit ne faqe eshte nje faktor tjeter shume i rendesis’shem qe merret parasysh nga Google. Tek eksperienca futen faktoret si dizajni i faqes, struktura e faqes, shpejtesia e faqes etj. Google preferon dizajne intuitive, qe sjellin ne pah permbajtjen qe po kerkon perdoruesi. Ne rast se faqja e juaj eshte e mbushur me reklama, dhe gjera te panevojshme, ndersa permbajtja qe po kerkohet gjendet ne ndonje cep te faqes, ateher jeni duke vepruar gabim … Google i sheh keto gjera, dhe ne kete menyre nuk e rendite faqen tuaj larte ne rezultate te kerkimit.

Prandaj ju duhet te krijoni nje faqe ne te cilen kur vizitori futet merr pershtypje te mire, gjen ate qe kerkon dhe largohet i lumtur. Eksperienca pos qe eshte faktor ne Google gjithashtu sherben qe imazhi i brendit tuaj te marr nota pozitive.

Autoriteti - Google ka mekanizma qe marrin parasysh faktore te caktuar dhe vleresojne se sa eshte nje faqe autoritative. Te qenurit faqe me autoritet eshte nje plus i madh ne Google sepse kjo tregon se Google ka fituar besimin tek ti si nje faqe qe gjithmone sjell permbajtje cilesore, dhe vizitoret jane te ndare te kenaqur me ty. Kur keni autoritet, Google gjithmone ju shperblen duke ju renditur me larte per cdo term relevant qe ju synoni. Per tu bere faqe me autoritet ju duhet te publikoni ne vazhdimesi permbajtje cilesore, qe pelqehet nga vizitoret dhe linkohet nga uebmasteret.

Optimizimi i Imazheve Google eshe nje motor kerkimi i cili per dor algoritmat e vete per te lexuar cdo faqe intenretin kur kflasm per faqe nenkuptohet cdo faqe html nga te cilat perbehet nje faqe web. Algoritmat lexojne permjtjen e faqe po vetem permajtjen tekstuale kjo do te thote qe figurat qe ju keni vendosur ne faqe nuk mund te lexohen nga motoret e kerkimit. Perdorimi i ALT tag ndikon drejtperdrejte ne kete drejtim pasi ALT tag pershshkruan faqen figuren te cilen ju keni vendosur ne faqe duke ber te mundur qe motoret e kerkimit ta shfaqein ate ne faqen e rezultateve per imazhet. Optimizimi i Imazheve eshte mjaft i rendesishem.

                                     

2. A eshte SEO skeme manipuluese?

Duke u nisur nga vet titulli, SEO – Search Engine Optimization lind dyshimi se mos SEO eshte manipulim me makinat e kerkimit dhe ne kete menyre eshte ilegal. Pse duhet optimizuar nje faqe, kur Google ka algoritmet e veta dhe do ti gjej faqet qe jane meritore per vendin e pare.

Ne nje bote ideale, te gjithe personat do te shkruanin permbajtje cilesore/unike, uebmasteret do te vleresonin permbajtjet duke i linkuar, faqet do te kishin te rregulluara gjithçka duke filluar nga dizajni, struktura, shpejtesia etj.

Personat filluan te krijon qindra uebfaqe, duke vendosur linka te faqes se tyre kryesore. Ata po shkruanin plot permbajtje, pa asnje pike vlere ku ne nje rresht te vetem fjala kyqe keyword permendej mbi 3 here. Eksperienca e perdoruesit nuk shikohej fare. Me pak fjale personat filluan ta manipulonin algoritmin e Google duke e shfrytezuar ate per qellime personale ndersa nuk po mendonin aspak per perdoruesit.

Kjo eshte edhe arsyeja kryesore pse SEO ka marr nje nam te keq, sepse ne fillim ishte perdorur per qellime jo te mira qe eshte e kunderta e SEO-s ne te vertete. Nje SEO-er nuk synon ta manipuloj algoritmin e Google-s me faqen e vet sepse e di qe nje gje e tille eshte shume e rrezikshme penalizm? por ai synon qe faqen qe po e optimizon ta pershtati sa me shume me kerkesat e Google.

Nje SEO-er nuk shkon dhe krijon qindra uebfaqe dhe linkon vetveten, por krijon nje permbajtje te tille qe vete uebmasterat e tjere do ta linkojne. Nje SEO-er e di se eksperienca e nje perdoruesi ne faqe eshte shume e rendesis’shme si per SEO ashtu edhe per brendin e faqes prandaj ai krijon nje faqe te bukur, te shpejte dhe efikase. me pak fjale nje SEO-er synon qe nje faqe ta bej sa me vlere per perdoruesin duke ndihmuar qe personat qe kane nevoje per diqka ta gjejne ate, ne kete menyre duke e shnderruar internetin ne nje vend me te mire.

Natyrisht ne internet mund te gjeni artikuj te panumert ne lidhje me ate se çka eshte SEO dhe s’i te avanconi ne te, por kjo le te sherbeje me shume si baze e saj se çka eshte dhe per çka sherben.

                                     

3.1. Titujt e Faqeve dhe SEO Titujt jane pershkrim i shkurter rreth blogut apo faqes sone te internetit.

Keto jane faktoret e pare te cilet motoret e kerkimit dhe vizitoret e faqes i shohin. Prandaj, eshte shume e rendesishme qe te i beni keta faktore me efektive.

Etiketa duhet te vendoset ne pjesen te dokumentit HTML.

Ideale eshte qe ju te krijoni per cdo faqe te blogut tuaj nga nje titull unik.

Permbajtja e titullit zakonisht do te paraqitet ne linjen apo rreshtin e pare te rezultatateve ne motoret e kerkimit.

Titulli i faqes suaj perdoret sikur sugjerim ne rezultatet e motoreve te kerkimit. Pershkruani biznesin tuaj ne menyre sa me koncize dhe informative ne titullin e faqes tuaj.

Ne menyre ideale, titulli duhet te permbaje prej 10 deri ne 70 shkronja duke perfshire edhe hapesirat ndermjet shkronjave poashtu edhe simbolet e ndryshme dhe ne maksimum 12 fjale. Pra, titulli duhet te permbaje 1-12 fjale dhe te perbehet prej 10-70 shkronjave.

Pasi qe titulli eshte faktori i pare ne te cilin shumica e motoreve te kerkimit shikojne dhe e verejne, eshte e keshillueshme qe te tregoni kujdes te madh derisa i krijoni titujt.



                                     
  • Tomomi Seo 瀬尾 智美, Seo Tomomi? është një ish - futbolliste japoneze. Për reprezentacionin japonez ka luajtur 1 ndeshje. a b Japan Football Association japonisht
  • Ye - jin, Kim Jung - hyun dhe Seo Ji - hye. Hyun Bin Ri Jeong - hyeok Son Ye - jin Yoon Se - ri Kim Jung - hyun Gu Seung - joon Alberto Gu Seo Ji - hye Seo Dan
  • Kim Soo - hyun dhe Seo Ye - ji. Ai u transmetua në tvN nga 20 qershor deri në 9 gusht 2020 për 16 episode. Kim Soo - hyun - Moon Gang - tae Seo Ye - ji - Ko Moon - young
  • akuzojnë se i japin sinjale grekëve. Heroizmi i fshatarëve si mësuesi dr. Leka Seo etj. është tema kryesore e filmit. Spiro Duni........ Bujar Lako........
  • nga 9 dhjetor 2020 deri më 21 shkurt 2021. Moon Ga - young - Lim Ju - kyung Cha Eun - woo - Lee Su - ho Hwang In - youp - Han Seo - jun Park Yoo - na - Kang Su - jin
  • Shkurt deri më 14 Prill 2016 për 16 episode. Song Joong - ki - Yoo Si - jin Song Hye - kyo - Kang Mo - yeon Kim Ji - won - Yoon Myeong - joo Jin Goo - Seo Dae - young
  • shfaq në SBS në 26 Tetor 2020. Lee Ji - ah - Shim Su - ryeon Kim So - yeon - Cheon Seo - jin Eugene - Oh Yoon - hee Um Ki - joon - Joo Dan - tae Park Eun - seok - Gu Ho - dong Logan
  • krijuar gjashtë distrikte gu Busanjin - gu, Dong - gu, Dongnae - gu, Jung - gu, Seo - gu, dhe Yeongdo - gu. Sot Busani ndahet në pesëmbëdhjetë distrikte dhe një
  • Amerikane themeluar nga Elon Musk dhe ekipi themelues Ben Rapoport, Dongjin Seo Max Hodak, Paul Merolla, Philip Sabes, Tim Gardner, Tim Hanson, Vanessa