Back

ⓘ Mekanizma Mbrojtës. Mekanizmat mbrojtes jane teknika psikologjike te pavetedijshme per te mbrojtur vetveten nga stresi e ankthi, per te zgjidhur konfliktet dhe ..




Mekanizma Mbrojtës
                                     

ⓘ Mekanizma Mbrojtës

Mekanizmat mbrojtes jane teknika psikologjike te pavetedijshme per te mbrojtur vetveten nga stresi e ankthi, per te zgjidhur konfliktet dhe per te ruajtur respektin per vetvehten. Ne te gjithe perdorim mekanizma mbrojtes dhe per aq kohe sa nuk i perdorim me teperi ato nuk jane te demshme.

  • Ndrydhja ose Represioni eshte nje mekanizem mbrojtes i cili ben qe kujtimet e dhimbshme dhe mendimet e motivet e papranueshme harrohen ose ndrydhen ne menyre qe te mos merremi me to. Individi ne menyre te pavetedijshme shpenzon mjaft energji emocionale qe ti mbaje ato ne pavetedije.
  • Projektimi. Me ane te projektimit nje person i atribuon karakteristikat ose motivet e tij te papranueshme njerezve te tjere, ne vend qe tia atribuoje vehtes.
  • Fantazia. Me ane te fantazise njeriu i shmanget stresit dhe ankthit me ane te fantazive se gjithçka eshte e persosur dhe se problemet jane kapercyer.Çdo kush fantazon here pas here dhe kjo eshte nje teknike e mire relaksimi. Limiti ndermjet normales dhe anormales shprehet nga turbullimi qe ndiejme kur e veçojme fantazine nga realiteti.
  • Regresioni. Me ane te regresionit nje person kthehet mbrapsht ne nje forme me te hershme dhe me te papjekur te sjelljes me qellimin e vetem te eliminoje stresin, megjithese perkohesisht.
  • Racionalizimi. Me ane te racionalizimit personi perdor me teper pretekste per te justifikuar sjelljen e tij sesa ekspozon motivet e verteta te sjelljes.
  • Zhvendosja. Me ane te zhvendosjes e drejtojme agresionin dhe armiqesine tone ndaj nje personi apo objekti tjeter, ne vend qe ta drejtojme te objekti apo personi i duhur.
  • Sublimimi. Me ane te sublimimit personi i ridrejton nxitjet shoqerisht te padeshirueshme ne sjellje te pranuara nga shoqeria.
  • Formacioni reaktiv. Me ane te formacionit reaktiv nje person maskon nje tipar te papranueshem ose qe e streson ne menyre te pavetedijshme duke marre persiper nje sjellje me qendrim te kundert.
                                     
  • EGO lodhet nga ky ndërmjetësim ai aktivizon disa mekanizma mbrojtës Projektimi, një ndër këta mekanizma ndodh kur brenda vetes tonë kemi përjetime të
  • sistemin plotësues Vertebrorët e nofullave, përfshirë njerëzit, kanë mekanizma mbrojtës edhe më të sofistikuar, duke përfshirë aftësinë për t u përshtatur
  • sistematik e të qëndrueshëm që kishin ngritur shqiptarët në këto troje, me mekanizma institucionalë të votës demokratike, ndërtoi struktura të qëndrueshme
  • transparencës dhe të kontrollit planet publikisht, si dhe planet për të hartuar mekanizma për të luftuar korrupsionin, si edhe të caktojë autoritetet të caktuara