Back

ⓘ Musa Hoti u lind ne Mitrovice me 11 korrik 1946 ne nje familje te njohur patriotike. Qe ne femijeri, i edukuar me fryme dhe ndjenje kombetare nga babai, Daut Ho ..




                                     

ⓘ Musa Hoti

Musa Hoti u lind ne Mitrovice me 11 korrik 1946 ne nje familje te njohur patriotike. Qe ne femijeri, i edukuar me fryme dhe ndjenje kombetare nga babai, Daut Hoti, ish-luftetar i brigades se Shaban Polluzhes dhe me vone i burgosur politik si dhe nga gjyshja Nurie, mbese e Shaban Polluzhes. Musa Hoti i rritur dhe i edukuar ne nje vater patriotike me ndjenjen e atdhedashurise qysh ne femijeri iu perkushtua leximit te literatures asokohe te ndaluar, ku flitej per historine e luften shumeshekullore te Shqiperise te shqiptareve per mbrojtjen e trojeve etnike, te lirise dhe te drejtave kombetare. Musa Hoti kishte nje karakteristike te veçante qe egziston tek njerezit te cilet jane misionare te shquar per veprimtari e vepra madhore. Atij i ishin rrenjosur ne vetedije tregimet e babait per metodat, mynxyret dhe torturat qe politika shoveniste rankoviçiane i kishte bere jo vetem atij, jo vetem bashkeluftetareve te Shaban Polluzhes, por mbare popullit shqiptar. Mbas shkollimit e studimeve, Musa Hoti per nje kohe punoi ne arsim, mesues ne shkollen "Rilindja" ne fshatin Dritan te Drenasit, ku iu perkushtua edhe edukimit te nxenesve me ide e fryme atdhetare. Por krahas mesimdhenies merrej edhe me veprimtari praktike atdhetare. Qe heret Musa Hoti qe ne demostrat e vitit 1968 shquhet per tiparet e nje lideri politik i nivelit shume te larte. Prandaj ne Drenas qeveria e asaj kohe e kualifikoi ate si person te papershtatshem politikisht. I transferuar ne shkollen "Migjeni" ne Obiliq, pas nje viti pune, per qendrese e vendosmeri atdhetare, e larguan perfundimisht nga arsimi dhe nga puna. Prej asaj kohe filloi perndjekja, prandaj u arratis nga Kosova. Edhe ne Bruksel, si emigrant politik, vijoi veprimtarine, duke u organizuar ne Levizjen Kombetare per Republiken e Kosoves, ku u konsolidua, u njoh dhe u pranua si nje lider politik ne diasporen shqiptare. Musa Hoti iu perkushtua kauzes se çlirimit te Kosoves nga pushtuesit sllavo-komunist serb dhe sherbetoreve te tyre edhe me veprimtari te gjere te pareshtur gazetareske, duke organizuar e drejtuar per shume kohe edhe nje radiostacion ne gjuhen shqipe. Por ai u be i njohur, i shquar e respektuar nga baskatdhetaret me vepren e tij, kur ne zemer te Brukselit, me 4 gusht 1981, ne rrethana te vetembrojtjes qelloi kunder te derguarve te UDB-se famkeqe, duke vrare njerin prej tyre, i veshur me rrobat e diplomatit, dhe plagosi dy te tjere. Krismat e pushkes se Musa Hotit ne Bruksel u degjuan edhe ne Beograd; bene jehone te madhe ne diasporen shqiptare ne Europe, duke e krahasuar me krismat e pushkes te Avni Rrustemit kunder Esat Pashes ne Paris. UDB-ja me te derguarit e Beogradit dhe spiunet e saj e ndoq kemba kembes Musa Hotin derisa me 16 janar 2004 e vrane ne Bruksel, duke e perjetesuar si nje hero te kauzes kombetare. Musa Hoti u varros me nderime te posaçme dhe ceremoni shteterore ne varrezat e deshmoreve te Prishtines.