Back

ⓘ Kontratat Në Dobi Të Personave Të Tretë. Nevojat e qarkullimit juridik kane kerkuar qe te lejohet mundesia e lidhjes se kontratave ne dobi te personit te trete. ..




                                     

ⓘ Kontratat Në Dobi Të Personave Të Tretë

Nevojat e qarkullimit juridik kane kerkuar qe te lejohet mundesia e lidhjes se kontratave ne dobi te personit te trete.

Kontrata ne dobi te personave te trete eshte kontrate e detyrimeve, ku promitenti obligohet ndaj stipulentit, se do te ekzekutoje premtimin e caktuar ne dobi te personit te trete i cili eshte benificiari.

Efektet juridike te kontratave ne dobi te personit te trete klasifikohen permes tri lloj marredheniesh qe krijohen ne keta tre subjekte, keto marredhenie jane: marredhenia ndermjet promitentit dhe stipulentit ; ajo ndermjet promitentit dhe beneficiarit; dhe ajo ndermjet stipulentit dhe beneficiarit.

Ne natyren juridike te kontratave ne dobi te personit te trete ekzistojne kater mendime.

Sipas mendimit te pare: natyra juridike e kontratave ne dobi te personit te trete, duhet te shpjegohet duke u mbeshtetur ne oferten qe eshte e njohur edhe si teori e ofertes.

Sipas mendimit te dyte: kontrata ne dobi te personit te trete lidhet ndermjet promitentit dhe stipulentit me klauzole ne dobi te personit te trete, ne baze te shprehjes se njeanshme te vullnetit te promitentit. Promitenti ketu krijon te drejten ndaj beneficiarit. Ky mendim nuk mund te pranohet.

Sipas mendimit te trete: kontrata ne dobi te personit te trete eshte nje rast i zgjerimit te puneve te huaja pa porosi, ku stipulenti kryen punet ne dobi te tij.

Sipas mendimit te katert: kontrata ne dobi te personit te trete eshte kontrate e veçante se drejtes se detyrimeve. Doktrina juridike bashkekohore, kete kontrate e konsideron plotesisht te pavarur, te veçante prandaj kjo kontrate i ka rregullat e veta specifike.

Shembuj:

1. Kontrata ne dobi te personit te trete eshte kur lidhet kontrata per sigurimin e jetes ndermjet siguruesit dhe te siguruarit, qe shuma e siguruar ti jepet ndonje subjekti te aferm te siguruarit kur shkaktohet rasti i siguruar.

2. Kur lidhet kontrata per depoziten ndermjet depozitorit dhe deponentit qe sendi i deponuar, pas skadimit te afatit, ti jepet personit te trete.

3. Kur lidhet kontrata e derguesit te mallit, qe malli ti dorezohet personit te trete destinatorit.

4. Kur lidhet kontrata mes bankes dhe prindit per deponimin e parave ne konton e femiut ose benificiarit.