Back

ⓘ Avni Rudaku u lind me 10 nentor 1984 ne Gjilan, Republika e Kosoves. Mbaroi nivelin fillor ne shkollen Selami Hallaçi” dhe gjimnazin Zenel Hajdini” drejtimi mat ..




Avni Rudaku
                                     

ⓘ Avni Rudaku

Avni Rudaku u lind me 10 nentor 1984 ne Gjilan, Republika e Kosoves. Mbaroi nivelin fillor ne shkollen" Selami Hallaçi” dhe gjimnazin" Zenel Hajdini” drejtimi matematikoro-natyror ne vendlindje. Ne vitin 2006 merr titullin" Bachelor i Psikologjise” dhe ne vitin 2008 merr titullin universitar" Bachelor i Sociologjise”. Ne janar te vitit 2012 gradohet me titullin:" Master i Sociologjise” drejtimi akademik. Te gjitha studimet universitare dhe pasuniversitare i ka perfunduar ne Universitetin Publik te Prishtines.

Avni Rudaku jeton dhe vepron ne Gjilan.

                                     

1. Krijimtaria letrare

Rudaku ka botuar dy libra me poezi bashkekohore:" Poezi pa fryme” 2010 dhe" Pa frymezime” 2011. Poezite e tij jane perkthyer deri me tani ne gjuhen serbo-kroate dhe angleze. Eshte bere pjese e shume antologjive vendore, rajonale dhe nderkombetare si:" Nga Prishtina me dashuri”," Fjala poetike” antologji e poezise shqipe ne Kosove nga" Balkan Free Press dhe Jalifat Publishing” me seli ne Hjuston te Teksasit ne SHBA, etj. Ka marre pjese ne" Festivalin e Letersive te Vogla” ne Zagreb te Kroacise bashke me disa poete te tjere kosovare. Ne Beograd ka marre pjese ne promovimin e librit" Nga Prishtina me dashuri” bashke me poetin Arben Idrizi dhe dramaturgun Jeton Neziraj, projekt i rrjetit" Traduki” - rrjet europian per letersine dhe librat, ku marrin pjese Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtajn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Shqiperia dhe Zvicra – si dhe ne bashkepunim me" Beton”, nje shtojce e pavarur e gazetes se perditshme" Danas”.

Poeti Rudaku ka fituar disa çmime letrare:" Pena e Flakes” vendi i pare 2013 ne Festivalin Mbarekombetar ne Gjilan, liber-doreshkrimi me i mire i pabotuar vendi i dyte" PERAFERSISHT” ne Konkursin letrar ne Ferizaj, etj. Ne drejtimin universitar, ne secilin vit akademik te Universitetit Publik te Prishtines, ishte fitues i burses universitare. Nga Federata Universale e Paqes me status konsultativ edhe ne OKB, ka marre mirenjohjen:" Ambasador i paqes”, shkrimet te cilit kane promovuar paqen dhe kane dhene kontribute per zhvillim te gjithmbarshem shoqeror.

Puna e tij lidhet edhe me recensimin dhe redaktimin letrar. Eshte recensent dhe redaktor per disa libra te botuar me karakter poetik dhe publicistik.

                                     

2. Publicistika

Rudaku eshte sidomos i njohur ne fushen e publicistikes. Ka rreth pese vitesh qe publikon artikuj nga fusha te ndryshme kulturore, etnologjike, sociologjike, politike, historike dhe psiko-sociale. Ka disa vite qe punon si kolumnist i rregullt per shtojcen per kulture te gazetes se perditshme kosovare" Kosova Sot”. Ka nje mori publikimesh te botuara ne gazetat, portalet dhe blogjet shqiptare.

                                     

3. Aktiviteti politik dhe aktivizmi qytetar

Rudaku ka nje pervoje edhe si politikan, ndonese vendimi per te hyre ne politike ishte nder vendimet me te veshtira per te, ngase siç ka deklaruar per shume medie, ai me shume ishte i pasionuar ne shkence, letersi e publicistike, sesa ne te qenit pjese e ndonje grupacioni politik. Rudaku ishte nenkryetar i dyte i Levizjes Vetevendosje per komunen e Gjilanit dhe ishte kandidat per deputet ne Kuvendin e Republikes se Kosoves dhe kandidat per asambleist te Kuvendit Komunal ne Gjilan. Rudaku ka dhene doreheqje nga te qenit anetar, aktivist dhe ish zyrtar i larte ne kete subjekt politik ne fillimmuajin shkurt te vitit 2014. Vazhdon te jete aktivist qytetar pa qene pjese e asnje grupacioni partiak.

Ka marre pjese ne dhjetera konferenca, debate, punetori dhe paraqitje televizive rreth zhvillimeve politike dhe debateve te shumta me karakter te pergjithshem shoqeror e qytetar dhe shkencor e profesional. Ka qene pjese e shume nismave per organizimin e protestave me karakter qytetar. Eshte i njohur me shume si sociolog, psikolog, publicist dhe poet, sesa si politikan.



                                     

4. Aktiviteti si kritik i artit bashkohor

Rudaku eshte i njohur edhe per kritika te arteve pamore, duke qene nder shkruesit e shume parathenieve ne kataloget e ekspozitave dhe performancave te artisteve te Kosoves dhe te Shqiperise. Ka botuar nje sere kritikash mbi artin pamor te Budim Berishes, Nysret Salihamixhiqit, artisteve te rinj bashkekohore etj. Ka prezantuar ne shume ekspozita te artisteve vizuele. Po ashtu, Rudaku eshte nder bashkethemeluesit dhe anetaret e Qendres per Art Bashkekohor" Varg e vi”, e cila ka realizuar nje sere aktivitetesh ne fushen e artit kontemporan, sjelljen e shume artisteve nga Maqedonia, Shqiperia, Holanda, Zvicra etj.

                                     

5. Puna profesionale

Rudaku ka punuar per dy vite akademike edhe si asistent ri per grupe lendesh nga psikologjia ne kolegjin universitar" Iliria”, dega ne Gjilan aktualisht" Gjilani” dhe po ashtu ka qene zyrtar per hulumtime shkencore ne institutin" Victory” ne Prishtine. Aktualisht eshte kolumnist i rregullt i shtojces per kulture ne gazeten e njohur kosovare" Kosova Sot”.