Back

ⓘ Banda e Gaxhait ishte nje grup kriminal qe veproi ne qytetin e Vlores gjate viteve 1997-2000.Kulmin e aktivitetit e pati gjate vitit 1997 ku ne Vlore sundonte a ..




Banda e Gaxhait
                                     

ⓘ Banda e Gaxhait

Banda e Gaxhait ishte nje grup kriminal qe veproi ne qytetin e Vlores gjate viteve 1997-2000.Kulmin e aktivitetit e pati gjate vitit 1997 ku ne Vlore sundonte anarkia. Anetaret e bandes akuzohen per krijim te grupit kriminal, mbajtje te mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobevenie.

                                     

1. Krijimi

Grupi i drejtuar nga Gazmir Braka, njihej ne Cerkovine si banda e Gaxhait dhe jetonin se bashku ne menyre te organizuar ne fshatin Cerkovine. U krijua ne mars 1997, por ende nuk ishte kristalizuar si nje grup kriminal. Gazmend Brakaj se bashku me nje grup shokesh, nga qyteti i Vlores, por dhe nga qytete te tjera, nder ta dhe mjaft persona tashme te vrare, krijuan banden qe me pas do te njihej si banda e Gaxhait. Ne funksion te organizimit te kesaj bande te armatosur, sherbejne dhe faktet qe duke pasur si qender fshatin Cerkovine, anetaret e bandes nuk kryenin asnjehere veprimtari kriminale ne ate fshat. Nga deklarimet e banoreve te fshatit, rezulton se Gaxhai se bashku me te pandehurit e tjere, per te krijuar idene e nje grupi te organizuar qe mbronte zonen here pas here, ndihmonte me para njerezit e fshatit. Gjithashtu, provohet se mjaft shtetas qe kishin konflikte me persona te ndryshem ne Vlore shkonin tek Gaxhai ne Cerkovine per t’ua zgjidhur problemet e tyre.

                                     

2.1. Episodet kriminale Vrasja e Ilir Mares

Ne daten 17.03.1997 eshte vrare shtetasi Ilir Mara dhe sipas te atit te tij, deshmitarit Fejzo Mara, kete vrasje e ka bere Alfred Nebiu dhe Gazmend Nebiu. Ate dite, ne date 17.03.1997, viktima ka dale nga shtepia ne darke, pasi e ka kerkuar Alfred Nebiu Kakami dhe nuk eshte kthyer me. Ai u gjend i vrare prane nje bunkeri ne Babice, Vlore. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Gazmend Nebiu, se bashku me Alfred Nebiun Kakami, vrasjen e kane kryer pasi Ilir Mara ka qene se bashku me nje kusheririn e tyre, Ylli Nebiu, ne vitin 1993, gjate nje konflikti qe kishin me Viron Rrapajn, ku mbeti i vrare Ylli dhe u plagos nje shtetas tjeter me emrin Abedin Hasani. Nga sa ka rezultuar, Gazmend Nebiu kete vrasje e ka kryer jo ne kuadrin e bandes se Gaxhait, por per nje konflikt familjar.

                                     

2.2. Episodet kriminale Vrasja e Bashkim Dules

Bashkim Dule eshte vrare me date 20.03.1997. Nga hetimi gjyqesor i ketij episodi rezultoi te provohet se ne date 20.03.1997, dite kur dhe ka ndodhur vrasja, Gazmend Brakaj ka qene se bashku me Edmond Leskajn, Bernard Duçken, Kuqo, i vrare e disa persona te tjere te armatosur, nder ta dhe Myrteza Caushi Zani. Kete vrasje, Gazmend Braka dhe Edmond Leskaj, e kane kryer ne bashkepunim me personat e tjere te siperpermendur. Fakti qe nder personat e tjere te pranishem kane qene dhe anetare te bandes rivale te Zanit, kur Gaxhai ka rrembyer se bashku me Kuqon viktimen Bashkim Dule, per ta vrare me pas, tregon se ne kohen e kryerjes se kesaj vrasjeje nuk ka qene krijuar banda e armatosur e Gaxhait. Me konkretisht, lidhur me kete vrasje, per te cilen jane akuzuar Gazmir Brakaj dhe Edmond Leskaj Mond fshatari, rezulton te provohet se ne daten 20 mars 1997, dy te pandehurit se bashku me Kuqon dhe Zanin, pasi kane kontaktuar me Alfred Mustafen dhe Ergys Cepen, kane gjetur banesen e viktimes Bashkim Dule dhe kane shkuar atje. Pasi nuk e kane gjetur ne shtepi, kane shkuar tek banesa e Pajtim Dules xhaxhai i viktimes, ku e kane gjetur Bashkimin dhe e kane marre. Nje dite me pas, Bashkim Dule eshte gjetur i vrare ne afersi te Parkut Komunal Vlore. Keto u provuan ne gjykim edhe nga deshmite e shtetasve Alfred Mustafa, Ergys Cepa, si dhe nga deklarimet te afermve te viktimes Bashkim Dule." Ishin dhjete veta, Gazmendi Gaxhai, Kuqoja, Mond fshatari, Ergys Cepa, Myrteza Caushi, Lefteri, Astrit Çelomemaj, Armando Cipuri, te cilet pasi me rrembyen djalin, Bashkimin, i cili kishte 15 dite qe kishte dale nga burgu, ku ka qene i denuar per nje femer, largohen ne drejtim te fushes se druve. Une shkova ne polici per te kerkuar ndihme dhe ish-drejtori i policise, Milto Kordha, na jep 10 police pa arme. Kur shkuam afer fushes se druve, zbritem dhe u afruam, aty e gjetem djalin te vdekur, te vrare. ”, - ka deklaruar para gjykates babai i viktimes, Skender Dule.



                                     

2.3. Episodet kriminale Vrasja e Sadik Kurtit

Ne daten 24.04.1997 eshte vrare shtetasi Sadik Kurti. Nga provat e grumbulluara nga organi i akuzes rezulton e provuar se ne daten 24.04.1997, rreth ores 21:40, disa persona te armatosur kane shkuar ne banesen e viktimes ku kane kerkuar te takohen me Mond fshatarin Edmond Leskaj. Pasi nuk e kane gjetur ne banese, ata kane marre me force viktimen Sadiku dhe vajzen e tij, Marsela Kurti, e cila ka qene me pare e martuar me te pandehurin Edmond Leskaj. Pasi kane shkuar ne afersi te pallatit ku banonte Edmondi, personat e armatosur e kane lene te lire Marselen, dhe ajo rruges duke shkuar per ne banesen e saj, ka degjuar te shtena armesh. Me pas, Marsela se bashku me Drita Leskajn kane dale per te kerkuar Sadikun, te cilin e kane gjetur te vrare me dy plage arme zjarri, tek cepi i pallatit prane baneses se tij. Marsela Leskaj Kurti, e bija e viktimes, e cila ka qene se bashku me te atin kur e moren nga banesa per ta vrare, shpjegoi se nga personat e armatosur ka mundur te njohe Gaxhain, pasi e kishte pare ne nje lokal ne Radhime, kur ishte se bashku me Mondin dhe ia kishte prezantuar i pandehuri Edmond.

                                     

2.4. Episodet kriminale Vrasja e Avdyl Bajramit

Ne fillim, ne spitalin civil te Vlores eshte marre peng vellai tjeter i Avdyl Bajramit, Mithati, i cili eshte mbajtur peng deri ne oren 01:00 te dates 10.05.1997. Me pas eshte lene i lire ai dhe eshte marre peng Bejo Bajrami. Avdyl Bajrami, pasi ka mesuar per marrjen peng te vellait, ka shkuar tek rrethi i" Skeles”, Vlore per te liruar vellane e tij, por rezulton se Gaxhai me bashkepunetoret e tij moren peng Avdylin me date 10.05.1997 dhe pasi e çuan tek vendi i quajtur" Kaminat e gelqeres” ne fshatin Kanine, rreth 2 km larg qytetit te Vlores, e vrane Avdyl Bajramin dhe e dogjen, pasi i kishin lidhur duar e kembe me tela. Vrasja ka ndodhur pasi Pellumbi kishte qene anetar i bandes se Zanit dhe Gaxhai dyshonte se dhe ai kishte marre pjese ne vrasjen dhe djegien e Kuqos. Sipas deklarimeve te Mithatit, kur kishte shkuar tek rrethi i" Skeles”, i kishte pare personat qe kishin marre vellain e tij, Bejon dhe u ishte afruar me makine prane klubit te Artur Shehut. Sa kishte shkuar atje, ata e kishin rrethuar Avdulin dhe pa i thene asnje fjale e kishin goditur. Ne ate kohe, Bejon e kishin leshuar dhe kete e kishin mbajtur, duke i thene qe neve ty te duam." Vellai im, Avduli, kishte qene me nje shok te tij qe quhej Ardian Gjini, te cilin e kishin vrare po ate dite tek shtate pallatet, kurse Avdulin e kishin vrare ne darken e asaj dite dhe pastaj e kishin djegur. Di vetem qe ka qene banda e Gaxhait ”, - deshmoi Mithat Bajrami.

                                     

2.5. Episodet kriminale Sulmi ndaj komisariatit te Vlores

Sipas akuzes, ne daten 11.05.1997, te pandehurit te organizuar kane shkuar ne Komisariatin e Policise Vlore per te marre nje mjet te blinduar dhe para se te largoheshin kane vrare oficerin e policise, shtetasin Viron Rrapaj. Lidhur me kete ngjarje, gjate ketij hetimi gjyqesor, prokurori arriti te provoje se nga ana e policise kishte te dhena se bandat qe vepronin ne qytet do te sulmonin komisariatin e policise, per te marre prej aty mjetet e blinduara. Ne fillim, rreth ores 11:00 te dates 11.05.1997, ne komisariat kane shkuar tre-kater persona te armatosur dhe kane hyre ne fillim tek oficeri i rojes. Aty njeri prej tyre eshte prezantuar si Gaxhai dhe ka kerkuar qe te merrte kontakt me drejtuesit e policise dhe ka kerkuar te merrte blindat per t’u mbrojtur nga Zani. Pas disa minutash, para komisariatit te policise erdhen mjaft makina dhe prej tyre zbriten rreth 30-40 persona te armatosur, te cilet u futen ne oborrin e komisariatit. Siç rezultoi dhe nga deshmite e dhena para gjykates, nga ana e punonjesve te policise, te cilet ishin prezente ne ato momente, pjesetaret e organizates kriminale kontaktuan me oficerin e policise, Haxhi Demirin, i cili u shpjegoi se nuk mund t’i merrnin mjetet e policise. Pasi u sqaruan, personat e armatosur u terhoqen prej komisariatit. Duke dale nga oborri i komisariatit, Alfred Nebiu Kakami ka pare policin Viron Rrapaj ne deren e brendshme te komisariatit dhe ka qelluar ne drejtim te tij, duke e vrare. Perveç Alfredit, deklaruesi Ilirjan Beqiri, por dhe persona te tjere qe kane qene aty te pranishem, kane mundur te njohin nga anetaret e bandes, te pandehurin Gazmir Braka Gaxhain, Sokol Sinomatin dhe Armando Sulejmanin, i cili kur u zhvillua ngjarja ka pasur nje debat me policin Andrea Kanani vdekur per t’i marre antiplumbin." Une kam degjuar qe kete vrasje e ka kryer banda e" Kakamit” dhe personat qe kane kryer vrasjen ishin Alfred Nebiu" Kakami”, Gazmend Braka" Gaxhai” dhe Ilir Kokosi. Di qe diten e vrasjes, burri im, Vironi, kishte sherbimin dhe po ate dite kishin shkuar ne komisariat per te marre autoblinda dhe pasi kishin marre pergjigje negative, ata banda kane qelluar Vironin, i cili ka qene pak metra para tyre dhe po shkonte te hynte ne komisariat ”, - ka deshmuar gruaja e policit te vrare, Teuta Rabaj.



                                     

2.6. Episodet kriminale Vrasja e Dhimitraq Mishkes

Ne daten 13.06.1997, ne fshatin Armen, Vlore, shtetasi Robert Boraku i ka dale perpara automjetit ku po udhetonin shtetasit Ligor Koreta, Dhame Koreta, Dhimitraq Mishka, Panajot Qirjo dhe Tako Mishka, te cilet jane plagosur. Ai ka hapur zjarr, duke tentuar te vriste keta persona. Nga shkembimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe vete Robert Boraku. Lidhur me kete konflikt, pas disa ditesh, ne date 19.06.1997, shtetasit Robert e Niko Boraku, te dy te vrare, se bashku me te pandehurin Gazmend Brakaj kane vrare dhe me pas djegur shtetasin Dhimitraq Mishka, kufoma te cilit u gjend ne vendin e quajtur Shamogjin. Gjate hetimit gjyqesor, u arrit te provohej se po ate dite banda e Gaxhait ka shkuar dhe e ka marre viktimen ne fshatin Mekat, tek klubi i vellait te tij, Andrea Mishka. Me pas e kane çuar ne Cerkovine ne qender te fshatit, ku dhe e kane torturuar, me pas e kane ekzekutuar ne bazen eksperimentale ne Shamogjin dhe me pas e kane djegur kufomen.

                                     

2.7. Episodet kriminale Vrasja e Zini Harunit

Ne daten 19.06.1997 ne vendin e quajtur Shamogjin prane nje karburanti, anetaret e bandes kane rrembyer dy shtetasit Zini Haruni dhe Ardian Tase, te cilet ishin duke udhetuar nga Fieri per ne Vlore. Ata i kane marre te dy me nje furgon te bardhe dhe pasi kane leshuar Ardianin, kane marre Ziniun dhe e kane çuar ne Cerkovine dhe me pastaj e kane vrare, konkretisht ne daten 20.06.1997 tek punishtja e mermerit prane ketij fshati.Me date 20. 6.2010 djali i ziniut dejni zini haruni ka deklaruar publikisht hakmarrjen ndaj Personave te bandes"gaxhait" nj

                                     

2.8. Episodet kriminale Vrasja e Robert Myftarit

Ne daten 08.08.1997, ne vendin e quajtur" Skele”, prane lokalit" Miami” Vlore, i pandehuri Sokol Sinomati ka qelluar me arme zjarri shtetasin Robert Myftari, i cili ishte duke udhetuar me makine me gruan e tij, Amarilda Halili. Rreth ores 20:30, makinen me te cilen po udhetonin viktima dhe bashkeshortja e tij, e ndaluan disa persona. Pasi e ndaluan, Amarilda degjoi qe njeri prej personave te armatosur po thoshte qe qenka Berti i Shaveres, ata te Çoles, lagje ne Vlore, ku kishte qendren banda e Zanit. Ne spital burri para se te vdiste i kishte thene se" personi qe qelloi ishte Sokol Buzderri i bandes se Gaxhait ”.

                                     

3. Bindjet politike dhe grupet rivale

Banda e Gaxhait njihej si mbeshtetese e Partise Demokratike. Banda rivale me grupin e Gaxhait ishte Banda e Çoles. Perplasja midis tyre nisi me 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anetar i bandes se Gaxhait. Gaxhai ne kunderpergjigje tentoi te mirrte autoblindat e policise per te luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me perfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesetareve te dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.

                                     

4. Referime

  • Gazeta Standard: Banda e Gaxhait, 6 burgime perjete per te pandehurit
  • Gazeta Metropol: Oficeri i policise deshmon kunder Gaxhait e Zanit
  • Gazeta Shqip: Si e sulmuan policine Kakami dhe Gaxhai
  • Koha Jone:" Banda e Gaxhait”, rikthehet me grabitje
  • Lufta 8-vjeçare e kapove pas vrasjes se Kuqos
                                     
  • 1997, u formuan 5 banda Banda e Çoles, Banda e Gaxhait Banda e Kakamit shpeshherë bashkoheshin Banda e Pusit të Mezinit, Banda e Xhelitajve 3 prej
  • politike. Banda e Gaxhait U vetëdeklarua mbështetëse e Partisë Demokratike. Veproi në qytetin e Vlorës. Kundërshtare e flaktë e Bandës së Çoles. Banda e Pusit